Aktualitet

Marrëveshja për TEC-in e Vlorës, Zv.sekretari i Shtetit Reeker, letër Ballukut, ministrja: Hapim një faqe të re në historinë e energjetikës shqiptare

Nga J M | 12 March, 2021 13:22

Pasditen e sotme do të nënshkruhet në Hjuston, Teksas marrëveshja e bashkëpunimit midis Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Exxon Mobil e Excelerate Energy për vlerësimin e kuadrit rregullator teknik dhe komercial të futjes së gazit të lëngshëm natyror (LNG) në Shqipëri.

Kjo marrëveshje, e cila do të nënshkruhet nga ministrja Belinda Balluku është përshëndetur nga Zëvendëssekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Philip Reeker, i cili i ka dërguar një letër ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, duke vlerësuar këtë hap i cili do të kontribuojë për pavarësinë energjetike të Shqipërisë.

Ministrja Balluku ka publikuar letrën e Zëvendëssekretarit Reeker në rrjetet sociale. “E nderuar nga vlerësimi dhe mbështetja e shprehur përmes kësaj letre nga Zëvendëssekretari Reeker. Sot hapim një faqe të re në historinë e energjetikës shqiptare, por dhe një faqe të re suksesi për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA. Kemi punuar intensivisht këto dy vite, por nuk do ishim këtu sot pa përkushtimin dhe mbështetjen esenciale të ambasadores. Faleminderit!”.

Marrëveshja përfshin zinxhirin e plotë duke nisur nga konvertimi i TEC Vlorë me LNG, tek ndërtimi i një terminali të ri gazifikimi, e deri tek shpërndarja në shkalle të vogël e LNG, duke shndërruar Vlorën në një HUB rajonal.

Rritja e sigurisë së furnizimit është thelbësore jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për fqinjët tanë Ballkanikë, ndaj penetrimi dhe zhvillimi i tregut të LNG- së do të sjellë përfitime për të gjithë rajonin.

 

Share! Facebook Twitter Whatsapp

11 komente në “Marrëveshja për TEC-in e Vlorës, Zv.sekretari i Shtetit Reeker, letër Ballukut, ministrja: Hapim një faqe të re në historinë e energjetikës shqiptare”

  1. koqe zi says:

    Turp! Dmth gazin shume te shtrenjte amerikan qe as gjermania shume e pasur nuk po e blen do e blejne shqiptaret te prodhojne energji.
    Enegjine qe nuk e paguan njeri nga tirana e lart do e paguajne hallexhinjte e jugut. Po ska rendesi mjafton ta kemi mire me ameriken se na dha kosoven.
    Turp 2 here!
    prandaj rilindja qenka e sigurt se do fitoje se po i paguan faturen amerikaneve. Shqiptaret e varfet do sponsorizojne ekonomine e deshtuar te naftes dhe gazit amerikan te mbytur ne borxhe kurse evropianet shikojne tek energjia nukleare edhe gazi rus.
    Po i mbani te fshehta keto sot po nje dite do dalin te gjitha sic i dolen komunisteve o komuniste blue edhe lejla.

  2. REALE says:

    Europa tek energjia nukleare? Po çfare thua o i zi? Vendet europiane ku une jetoj prej 20 e ca vjet po i mbyllin me programe termocentralet nukleare nje e nga nje; pse beni punen e dreqit genjeshter?! Op ppo edhe ketu paska nga ata te Saliut? Le qe kemi Flutura Plaçken nga Holanda qe pretendon deputete ne Shqiperi nga holandezi tjeter.

  3. Petro says:

    Te kesh gazdjellesin qe te kalon 30km larg Tec-it dhe te importosh gaz te lenget nga Amerika,eshte shume poshteruese. Per me teper qe vendi tone ka vete gaz. Ne Delvine eshte nje burim gjigand gazi qe qendron i mbyllur pasi ska infrastrukture shitje.
    Po te pakten shteti duhet te zbuloje mareveshjen,me cfare cmimi do blihet gazi amerikan dhe cfare detyrimesh do kete pala shqiptare.
    Mendoni sa humbese eshte per ne sa qe vete zv.sekretari amerikan ka shkruar.
    Dhe mbasi te bejne ne vlore terminalin e gazit te lenget,amerikanet do bejne dhe ndonje viktime tjeter ne ballkan per gazin amerikan. Te paret ne liste jane Kosova,Maqedonia dhe Mal i zi.

    1. kik says:

      O Petro, ta thom une çmimin: ME ÇMIM TREGU!!
      o po lere ti ate se ku e gjen ta marrin Amerikanet! Ke punuar zotrote me sipermarres amerikane?
      Puna eshte se sa here ka zgjedhje del teci si zgjidhje.

  4. emigranti says:

    Sikur te mos mjafttonin qindra miliona dollaret e harxhuara kot deri tani nga politikanet tane servila e te papergjegjshem, na vjen nje tjeter veprim i papergjegjshem i qeveritareve tane.
    Te importosh gaz te lengshem per TEC-in e Vlores, kur prane tij kalon gazesjellesi ( gaz me cmim te lire ) i cili kalon permes vendit tone duke i sherbyer vendeve te tjera dhe jo ne, eshte nje idiotesi me brire.
    Pafytyresia e qeveritareve taneshtohet kur kete kontrate skandaloze e shesin per fitore, a thua se jane perfaqesues te Amerikes dhe jo te Shqiperise.
    Situata eshte edhe me tragjike kur shikon edhe heshtjen e opozites.
    Zoterinj politikane qe per fatin tone te keq drejtoni vendin, duajeni Shqiperine si politikanet amerikane Ameriken

  5. Ppp says:

    Nuk eshte faji juaj si komentues por faji i gazetarit qe nuk shpjegon ceshte gazi lgn mbase as ai nuk e di
    Gazi lgn mbahet ne gjendje le legshme me temperature -150 grade nuk eshte gaz per bombolat e shqiptareve por per industrine dhe kohet e fundit per mjetet e trasportit imagjinoni ne BE kemi tre terminale gazi roterdam,barcelone,marsilja
    Pra nuk eshte pak qe do ndertohet dhe tek ne, sepse do hape vende pune ne trasport sepse nga vlora do trasportohet ne krejt rajonin
    Pyetja eshte do perfitojme nga ky gaz duke nderruar urbanet e qyteteve dhe kamionet qe ndotin ambientin sepse me kete gaz mjetet ndotin zero, duke pare qe ne shqiperi kanceri po rritet krah per krah me ndotjen me pak zmog nuk do ishte keq

  6. Njerez koti says:

    Nuk mund te ndodh ndryshe. Idet e reja ne vendet e prapambetura jane gjithmone ne shenjester te injorances. Komentus injorant qe nuk dine cfare eshte LNG, nuk dine as cmimin e tij, shajne e vjellin nga inati.

  7. emigranti says:

    O ti ” njerez koti ” qe ja fut kot.
    Dihet se TEC-et me gaz mund te punojne thjesht me gaz ose me gaz te lengshem.
    Ne rast se tek ne do ndertohet impianti per kthimin e gazit ne te lengshem ( si zor ta besosh )atehere le te themi qe megjithese per tecin qe e ka tubacionin e TAP afer nuk ka perfitim, te pakten do te punesoje punetore.
    Por ne rast se gazi I lengshem vjen nga Amerika ( per fat te keq duket se keshtu eshte ) nuk do shume mend ( sado injorant te jesh ) ta kuptosh se kostoja ne kete rast eshte me e larte
    Marrja e gazit direkt nga TAP me nje tubacion te vecante, kur dihet se TAP kalon vetem disa km. prane do te ishte varianti me ekonomik, krahasuar me ate qe do te vinte nga Amerika e larget, ose dhe me ate qe do ta konvertonte nje here gazin ne te lengshem ( ne Shqiperi – gje qe duket e pamundur ) dhe pastaj kete gaz te lengshem do ta shfrytezonte per energji.

    1. Papi says:

      I nderuar emigranti
      Mos ngaterro gazsjellsin tap me shqiperine jane dy gjera te ndryshme
      Tap kalon ne shqiperi por sesa eshte sasia e gazit qe merr shqiperia nuk dihet, mesa di un ne nuk marrim asnje pike gaz nga ky rrjet sepse kur u nenshkruan kontratat shqiperia nuk arriti te marre hise
      Te gjitha planet qe perfliten per devijimin per kroaci e kosove jane plane per tubacionin e dyte te tap natyrisht kur te ndertohet

  8. Supaxhiu 300 evro says:

    Amerika èsht dhe mbetet aleati jonè dhe as vihet nè diskutim.Doja vetem t’ju kujtoj se ne Pulia do te ndertohej nje qender perpunimi i gazit te lenget Predidenti i rajonit N,Vendola dhe te gjith ambjentalistet kryen me dhjetra manifestacione ,shpresoj se keni lexuar diçka.Qyteti i vlores nga ish diktatura u kthye ne nje grope plehrash ,nga Teci,Fabrika e çimentos,Sod Pvc,Plehrat digjen as 500 metra nga qyteti.Nuk arrij te kuptoj nqse egziston nje plan 10 tè ose 20 tè vjeçar per vloren lidhur me ekonomin dhe ambjentin ,kur populli ka investuar mijra lek ne turizem dhe del me nje rafineri ose perpunim nafte tek Triporti atehere gjith klasa politike e 30 te vjeteve duhet ti vendosni nje X iks.

  9. Alex says:

    Me komentin tend do na cmendesh komentuesit flasin per cmimin e larte qe ardhja e gazit nga usa me lng tashti lng me cng eshre njera esht cng 250 bar tjetra lng 600 gazi me tubacion eshte shume me i lire ka te njejten cilisi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Ministri britanik i Shëndetësisë: Qëndroni të qetë dhe vazhdoni vaksinimin me AstraZeneca

Ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock kërkoi sot të vazhdohej procesi i vaksinimit kundër COVID-19 me AstraZeneca, duke siguruar se nuk kishte prova se ajo shkaktonte mpiksje gjaku. Përdorimi i kësaj vaksine u pezullua si masë parandaluese nga disa vende të shqetësuara për efekte të mundshme anësore. “Nuk ka prova që këto vaksina kanë shkaktuar […]

17 March, 2021 13:40 | 0 Komente
Aktualitet

LETRA/ Basha nuk e kandidoi në Vlorë, Këshilltari i Sigurisë në PD jep dorëheqjen. Gjeneral Ahmetaj: Sekserët kanë pushtuar të djathtën

Ish-këshilltari i sigurisë kombëtare pranë PD Piro Ahmetaj ka dhënë dorëheqjen nga ky funksion. Ahmetaj ka kërkuar dorëheqjen e parevokueshme nga detyra përmes një letre drejtuat strukturave të PD-së. Në letrën drejtuar kreut te PD Lulzim Basha, Ahmetaj shpreh ndjesën për të gjithë ata që mund të ketë lënduar ose zhgënjyer me këtë akt. Ai shpreh […]

17 March, 2021 13:23 | 0 Komente
Aktualitet

Asgjë nuk është siç duket: Kulisat e fushatës, nga Meta te Basha

Fushata për zgjedhjet e 25 prillit, si kurrë ndonjëherë po shfaqet si një fushatë atipike dhe e tillë do të jetë deri në fund. Një fushatë e kondicionuar nga pandemia dhe rregullat anti-Covid, por edhe një fushatë ku nuk kemi vetëm dy palët në garë, ata në pushtet dhe ata në opozitë, por shumë faktorë […]

17 March, 2021 13:19 | 0 Komente
Aktualitet

Sadiku në histori, shqiptari i parë në Copa Liberatores

Transferimi në Bolivinë e largët i befasoi të gjithë. Por, Armando Sadiku hyn në histori, si futbollisti i parë shqiptar që luan në Copa Libertadores. Sulmuesi debutoi në turneun që është ekuivalent i Champions në Amerikën Latine, në fitoren 5-0 që skuadra e tij, Bolivar regjistroi përballë uruguaianëve të Wanderers, duke siguruar një biletë në […]

17 March, 2021 13:15 | 0 Komente
Aktualitet

ANALIZA: Serbisë dhe Malit të Zi u ofrohet rrugë më e shkurtër për në BE

Në Bashkimin Evropian janë duke vazhduar përgatitjet që Mali i Zi dhe Serbia të përfshihen në metodologjinë e re të zgjerimit të bllokut, që ishte miratuar në shkurt të vitit 2020. Në një dokument të brendshëm, të përgatitur nga Komisioni Evropian për shtetet anëtare, janë paraqitur hapat përmes së cilave edhe Mali i Zi dhe […]

17 March, 2021 13:04 | 0 Komente
© 2021 Gazeta Tema. All Rights Reserved
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.