Aktualitet

Fotot e panjohura: Kur Enveri dhe Nexhmija mrekulloheshin nga dhuratat që u’a sollën Princi Norodom Sihanuk me princeshën

Nga A | 13 March, 2021 11:37

Memorie.al publikon disa foto të rralla nga vizita në Shqipëri e Princit të Kamboxhias, Samde Norodom Sihanuk dhe bashkëshortes së tij, Monika, të cilët me ftesë zyrtare të sekretarit të parë të Komitetit Qëndror të Partisë së Punës së Shqipërisë, Enver Hoxha, vizituan pesë herë vëndin tonë, në periudhën kohore 1972 – 1985.

Imazhet e panjohura të pritjes pompoze që i’u rezervua nga ana e regjimit komunist të Tiranës, çiftit Sihanuk nga Kamboxhia e largët në vizitën e tyre të parë në vitin 1972, duke filluar nga ceremonia zyrtare në aeroportin e Rinasit ku kishin dalë për ta pritur kryeministri Mehmet Shehu, Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Haxhi Lleshi dhe zëvëndësi i tij, Shefqet Peçi, pritja në ‘Pallatin e Brigadave’ nga Enver Hoxha dhe Nexhmija, të cilët shikojnë të mahnitur dhuratat e çiftit mbretëror, bisedimet me ‘shokët e udhëheqjes’, si: Mehmet Shehu, Ramiz Alia, Hysni Kapo, Kadri Hazbiu etj., e deri te banketet për nder të tyre, ku në tavolinën kryesore, krahas kryeministrit Mehmet Shehu që mban fjalën e rastit duke i’u uruar mirëseardhjen miqve nga Azia e largët, ndodhet edhe Adil Çarçani, Fiqret Shehu, Kadri Hazbiu, etj.

Samde Norodom Sihanouk dhe gruaja e tij Monika, ishin të vetmit përfaqësues të lartë të një autoriteti mbretëror, që regjimi komunist i Enver Hoxhës do të priste zyrtarisht, në gati katër dekada e gjysëm të ekzistencës së tij.

Dhe kjo për vetë faktin se çifti mbretëror Sihanouk, në fillimin e viteve 70, do të detyroheshin që të jetonin në azil politik në shtetet si Franca, Kina, Vietnami, dhe Koreja e Veriut. Ata u dëbuan si të padëshiruar nga eksponentët e regjimit kriminal të Kmerëve të Kuq, të udhëhequr nga Pol Poti.

Tirana zyrtare duke qenë nën trysninë e presionit të madh ndërkombëtar si të vëndeve të perëndimit ashtu si dhe ato të lindjes të cilat pas genocidit që formacionet komuniste të Pol Potit ushtruan mbi popullin kamboxhian, “u detyrua” të pranonte çiftin mbretëror.

Krimet që u ushtruan në Kamboxhia ishin të një përmase kaq të egër saqë dhe vetë Enver Hoxha do ti etiketonte Kmerët e Kuq si një “regjim terrorist i paligjshëm”. Sihanouk-ët do të riktheheshin në Kamboxhia në fillimin e viteve 80.

Share! Facebook Twitter Whatsapp

5 komente në “Fotot e panjohura: Kur Enveri dhe Nexhmija mrekulloheshin nga dhuratat që u’a sollën Princi Norodom Sihanuk me princeshën”

  1. Qytetar says:

    Memoria.al
    S’keni pune tjeter ?!
    Kujt i interesojne keto gjera pa vlere !!!???

  2. Moisi Golemi says:

    O Kaloç idioti. Si qenka detyruar Enveri që të pranonte princin?? Enveri e pranoi princin, sepse nuk përkrahte Khmerët e Kuq. E sa për dijeninë tënde, princi Narodom që ishte edhe kompozitor, ka kompozuar dy këngë për Enver Hoxhën, o gomar i Kaloçëve.

  3. Kurjoz says:

    Po tani ku gjenden Dhuratat=?????????????Apo mos valle u “THyen” gjate Tranzicjonit-Anarkisto-Demokratik??

  4. era! says:

    KAL-KOSHI NUK MERR VESH ME TE MIRE
    ESHTE MESUAR ME DRU ME PRE……….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Ministri britanik i Shëndetësisë: Qëndroni të qetë dhe vazhdoni vaksinimin me AstraZeneca

Ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock kërkoi sot të vazhdohej procesi i vaksinimit kundër COVID-19 me AstraZeneca, duke siguruar se nuk kishte prova se ajo shkaktonte mpiksje gjaku. Përdorimi i kësaj vaksine u pezullua si masë parandaluese nga disa vende të shqetësuara për efekte të mundshme anësore. “Nuk ka prova që këto vaksina kanë shkaktuar […]

17 March, 2021 13:40 | 0 Komente
Aktualitet

LETRA/ Basha nuk e kandidoi në Vlorë, Këshilltari i Sigurisë në PD jep dorëheqjen. Gjeneral Ahmetaj: Sekserët kanë pushtuar të djathtën

Ish-këshilltari i sigurisë kombëtare pranë PD Piro Ahmetaj ka dhënë dorëheqjen nga ky funksion. Ahmetaj ka kërkuar dorëheqjen e parevokueshme nga detyra përmes një letre drejtuat strukturave të PD-së. Në letrën drejtuar kreut te PD Lulzim Basha, Ahmetaj shpreh ndjesën për të gjithë ata që mund të ketë lënduar ose zhgënjyer me këtë akt. Ai shpreh […]

17 March, 2021 13:23 | 0 Komente
Aktualitet

Asgjë nuk është siç duket: Kulisat e fushatës, nga Meta te Basha

Fushata për zgjedhjet e 25 prillit, si kurrë ndonjëherë po shfaqet si një fushatë atipike dhe e tillë do të jetë deri në fund. Një fushatë e kondicionuar nga pandemia dhe rregullat anti-Covid, por edhe një fushatë ku nuk kemi vetëm dy palët në garë, ata në pushtet dhe ata në opozitë, por shumë faktorë […]

17 March, 2021 13:19 | 0 Komente
Aktualitet

Sadiku në histori, shqiptari i parë në Copa Liberatores

Transferimi në Bolivinë e largët i befasoi të gjithë. Por, Armando Sadiku hyn në histori, si futbollisti i parë shqiptar që luan në Copa Libertadores. Sulmuesi debutoi në turneun që është ekuivalent i Champions në Amerikën Latine, në fitoren 5-0 që skuadra e tij, Bolivar regjistroi përballë uruguaianëve të Wanderers, duke siguruar një biletë në […]

17 March, 2021 13:15 | 0 Komente
Aktualitet

ANALIZA: Serbisë dhe Malit të Zi u ofrohet rrugë më e shkurtër për në BE

Në Bashkimin Evropian janë duke vazhduar përgatitjet që Mali i Zi dhe Serbia të përfshihen në metodologjinë e re të zgjerimit të bllokut, që ishte miratuar në shkurt të vitit 2020. Në një dokument të brendshëm, të përgatitur nga Komisioni Evropian për shtetet anëtare, janë paraqitur hapat përmes së cilave edhe Mali i Zi dhe […]

17 March, 2021 13:04 | 0 Komente
© 2021 Gazeta Tema. All Rights Reserved
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.