Aktualitet

Si u ngrit flamuri pa yll në Spaç: Revolta që tronditi sistemin komunist dhe dënimi me 23 vite të tjera burg i Bedri Çokut

Nga A | 14 March, 2021 21:30

Burgu i Spaçit, ishte tmerri i diktaturës.

Të burgosurit që punon në minierë çdo ditë përballeshin me pyetjen po sot kush e ka radhën të vdesë në minierë. Torturat c’njërëzore bënë që 800 të burgosurit në maj të 1973 të çoheshin në revolte, dhe të ngrinin flamurin kombëtarë pa yllin me 5 cepa. Për këtë veprim Bedi Çoku, u dënua edhe me 23 vjet të tjera heqje lirie.

Çfarë i kishit bërë ju Shqipërisë?

“Çfarë mund t’i bëjë Shqipërisë një bujk? Fshati jonë ishte në Luginën e Karavastasë, kështu që babai jonë përveç se kishte të zhvilluar bujqësinë në 100 Ha tokë, merrej dhe me tregtinë e peshkut dhe u bë i pasur. Babain tim e arrestuan në 1950 sepse vinin diversantë dhe mësonin se kush janë të pasurit dhe kë mund të rekrutojnë. E dënuan 15 vjet, e shpallën kulak, i morën dhe pasurinë. Ndërsa ne na hodhën në rrugë me rrobat e trupit ”

Bedriu Çoku nuk kishte kryer asnjë vepër kriminale, pavarësisht kësaj ai në burg u fut kur ishte 20 dhe doli nga qelia kur kishte mbushur 43 vjeçc.

“Më kanë arrestuar fshehurazi. Më mbajtën 3 muaj e 3 ditë me batanije në kokë në birucat e 313.”

Në këto tre muaj për farë pyeteshe?

Ata më pyesnin që t’i ke krijuar një grup të madh me 70 veta.

E kishe krijuar t’i këtë grup?

Jo, unë nuk kisha bukë të haja e jo më të rrëzoja komunizmin.

Për sa vite u dënove?

Radhën e parë u dënova bashke me vëllanë për agjitacion politik në Gjirokastër. Vëllanë e dënuan 10 vjet, mua ma lanë 7. Kështu na çuan në Spaç. Unë në Spaç 5 vjet punova në minierë, ndërsa vëllai jashtë. 

Pikërisht atëherë kur Bedriu ishte shumë pranë lirimit, në Spac u ngrit flamuri i revoltës.

Kur bëmë revoltën e Spaçit aty u arrestova përsëri bashkë me 80 veta. Filloi revolta si fillim duke rrahur policinë, pastaj morëm për 3 ditë nën komando burgun. Për ta sensibilizuar më shumë situatën dhe jashtë dyerve të burgut ngritëm flamurin shqiptar pa yll.

Ku e gjete flamurin?

Morëm copën e një jorgani të kuq, shqiponjën e pikturoi një shok.

Nuk kishe frikë nga pushkatimi?

Siç po vuanim ne atje ishim gati të vdisnim në çdo moment dhe në galeri të mos ktheheshim më.

Bedriu më të vëllanë Caushin, qëndruan në të njëjtat burgje për 22 vjet, por nuk u takuan asnjë ditë për më shumë se 2 dekada.

“U dënova 23 vjet, vëllai 20 vjet nga aty na çuan në burgun e Burrelit. Në 1979 arrestuan dhe vëllanë tjetër. Ne kemi qenë 3 vëllezër njëkohësisht në burg.

Sa vite burg ka bërë familja juaj?

23 kam bërë unë, 22 vëllai vogël, 8 vetë tjetri, 11 baba. 64 vjet burg në total.

Familja Çoku u dënua pse ishte e pasur, ndërsa disa të tjerëve liria u ish hequr se ishin të ditur.

Më the që atje në burg kishte intelektuale. Sa gjuhë të huaja mësove dhe si?

Unë atje mësova anglisht, frëngjisht, italisht dhe gjermanisht.

Si mësove?

Po atje në burg me shokët se nuk ke çfarë të bësh. Ne nuk dilnim. Unë për 15 vjet nuk kam parë hëna dhe yje me sy. Kështu që mësova. Kam qenë në dhomë më Pjetër Arbnorin për 12 vjet, atje kisha shokë që dinin 6 gjuhë të huaj. plus që priftërinjtë kishin kulturë të madhe.

Kur dole çfarë bëre?

Ika në shtëpi në mbrëmje. Nëna më pa më përqafoi dhe i ra të fikët.

Share! Facebook Twitter Whatsapp

1 komente në “Si u ngrit flamuri pa yll në Spaç: Revolta që tronditi sistemin komunist dhe dënimi me 23 vite të tjera burg i Bedri Çokut”

  1. vojo says:

    Pershendetje.
    Bedriun e kam njohur personalisht kur isha ne klasen e 7-8 te shkolles fillore,ne vitet 1968 1969.Ushtrohej ne vegla gjimnastikore ne shkollen 1Maj te qytetit te Fierit.Nje djale me fizik te mbrekullushem.I edukuar dhe i dashur me te gjithe ne me te vegjelit qe na mesonte te ushtroheshim ne vegla.Na erdhi keq te gjitheve kur e arrestuan.Por ajo ishte koha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Ministri britanik i Shëndetësisë: Qëndroni të qetë dhe vazhdoni vaksinimin me AstraZeneca

Ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock kërkoi sot të vazhdohej procesi i vaksinimit kundër COVID-19 me AstraZeneca, duke siguruar se nuk kishte prova se ajo shkaktonte mpiksje gjaku. Përdorimi i kësaj vaksine u pezullua si masë parandaluese nga disa vende të shqetësuara për efekte të mundshme anësore. “Nuk ka prova që këto vaksina kanë shkaktuar […]

17 March, 2021 13:40 | 0 Komente
Aktualitet

LETRA/ Basha nuk e kandidoi në Vlorë, Këshilltari i Sigurisë në PD jep dorëheqjen. Gjeneral Ahmetaj: Sekserët kanë pushtuar të djathtën

Ish-këshilltari i sigurisë kombëtare pranë PD Piro Ahmetaj ka dhënë dorëheqjen nga ky funksion. Ahmetaj ka kërkuar dorëheqjen e parevokueshme nga detyra përmes një letre drejtuat strukturave të PD-së. Në letrën drejtuar kreut te PD Lulzim Basha, Ahmetaj shpreh ndjesën për të gjithë ata që mund të ketë lënduar ose zhgënjyer me këtë akt. Ai shpreh […]

17 March, 2021 13:23 | 0 Komente
Aktualitet

Asgjë nuk është siç duket: Kulisat e fushatës, nga Meta te Basha

Fushata për zgjedhjet e 25 prillit, si kurrë ndonjëherë po shfaqet si një fushatë atipike dhe e tillë do të jetë deri në fund. Një fushatë e kondicionuar nga pandemia dhe rregullat anti-Covid, por edhe një fushatë ku nuk kemi vetëm dy palët në garë, ata në pushtet dhe ata në opozitë, por shumë faktorë […]

17 March, 2021 13:19 | 0 Komente
Aktualitet

Sadiku në histori, shqiptari i parë në Copa Liberatores

Transferimi në Bolivinë e largët i befasoi të gjithë. Por, Armando Sadiku hyn në histori, si futbollisti i parë shqiptar që luan në Copa Libertadores. Sulmuesi debutoi në turneun që është ekuivalent i Champions në Amerikën Latine, në fitoren 5-0 që skuadra e tij, Bolivar regjistroi përballë uruguaianëve të Wanderers, duke siguruar një biletë në […]

17 March, 2021 13:15 | 0 Komente
Aktualitet

ANALIZA: Serbisë dhe Malit të Zi u ofrohet rrugë më e shkurtër për në BE

Në Bashkimin Evropian janë duke vazhduar përgatitjet që Mali i Zi dhe Serbia të përfshihen në metodologjinë e re të zgjerimit të bllokut, që ishte miratuar në shkurt të vitit 2020. Në një dokument të brendshëm, të përgatitur nga Komisioni Evropian për shtetet anëtare, janë paraqitur hapat përmes së cilave edhe Mali i Zi dhe […]

17 March, 2021 13:04 | 0 Komente
© 2021 Gazeta Tema. All Rights Reserved
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.