Aktualitet

Ndërtohet edhe shtëpia-muze e Sterio Spasses, ministrja Margariti: Nga kotec pulash e bëmë qëndër kulturore, për Dritëroin s’kemi para por t’i gjejnë vetë

Nga A | 15 March, 2021 15:46
Ministria e Kulturës ka ndërtuar disa shtëpi muze për figurat e shquara në vend.

E fundit ishte ajo e shkrimtarit Sterio Spasse në fshatin Gollomboç, në Prespë.

Vetë ministrja inspektoi punimet ku disa nga detajet i përcolli edhe në rrjetin social Facebook: 

“Në fshatin Gollomboç, në 📍Prespë, ku po merr jetë shtëpia-muze e shkrimtarit Sterio Spasse. Falë një bashkëfinancimi ndërkufitar mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, me mbështetjen e Bashkimit Europian, nga një godinë e rrënuar, shndërruar në një kotec pulash, po kthehet në një qendër kulturore për zonën e turistët, që shijojnë peizazhin e mrekullueshëm të këtij fshati.

🟢 Një investim, që do të shtrihet edhe në rijetëzimin e hapësirave publike, në Gollomboç”, shkruan Margariti.

Ndërkohë, e pyetur një ditë më parë mbi gjendjen skandaloze të shtëpisë së Dritëro Agollit në vendlindjen e tij, Margariti tha se nuk ka fonde për të bërë një rikonstruksion të banesës së shkrimtarit dhe patriarkut të Partisë Socialiste.“Mendoj që me frymën e mirë të bashkëpunimit edhe vetë bashkia ashtu siç bëri edhe ministria që i zgjati dorën donatorëve për këtë muze dhe bashkia mund të ketë mundësinë fare mirë për të bërë një gjë të tillë,” thotë Margariti.

E teksa institucionet bëjnë ping-pong fondesh, shtëpia e një prej gjenive që i dha më shumë letërsisë shqipe shkatërrohet më tej.

Share! Facebook Twitter Whatsapp

2 komente në “Ndërtohet edhe shtëpia-muze e Sterio Spasses, ministrja Margariti: Nga kotec pulash e bëmë qëndër kulturore, për Dritëroin s’kemi para por t’i gjejnë vetë”

  1. ttt says:

    PO SHTEPINE E ZEUSIT TE LETERSISE SHQIPE–MIGJENIT KUR DO TA FORMESONI NGA E PARA APO MEQENESE ESHTE NGA VERIU JU XHELOZON E NGRITET SARAJET E DEBILIT KADAR……………

  2. Shaqo says:

    Pergjigje skandaloze, me mire genje,se sa kjo pergjigje. Nese Rama jep fondet qe kete vit, ku do te futesh? Nuk e meriton ate vend pune.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Ministri britanik i Shëndetësisë: Qëndroni të qetë dhe vazhdoni vaksinimin me AstraZeneca

Ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock kërkoi sot të vazhdohej procesi i vaksinimit kundër COVID-19 me AstraZeneca, duke siguruar se nuk kishte prova se ajo shkaktonte mpiksje gjaku. Përdorimi i kësaj vaksine u pezullua si masë parandaluese nga disa vende të shqetësuara për efekte të mundshme anësore. “Nuk ka prova që këto vaksina kanë shkaktuar […]

17 March, 2021 13:40 | 0 Komente
Aktualitet

LETRA/ Basha nuk e kandidoi në Vlorë, Këshilltari i Sigurisë në PD jep dorëheqjen. Gjeneral Ahmetaj: Sekserët kanë pushtuar të djathtën

Ish-këshilltari i sigurisë kombëtare pranë PD Piro Ahmetaj ka dhënë dorëheqjen nga ky funksion. Ahmetaj ka kërkuar dorëheqjen e parevokueshme nga detyra përmes një letre drejtuat strukturave të PD-së. Në letrën drejtuar kreut te PD Lulzim Basha, Ahmetaj shpreh ndjesën për të gjithë ata që mund të ketë lënduar ose zhgënjyer me këtë akt. Ai shpreh […]

17 March, 2021 13:23 | 0 Komente
Aktualitet

Asgjë nuk është siç duket: Kulisat e fushatës, nga Meta te Basha

Fushata për zgjedhjet e 25 prillit, si kurrë ndonjëherë po shfaqet si një fushatë atipike dhe e tillë do të jetë deri në fund. Një fushatë e kondicionuar nga pandemia dhe rregullat anti-Covid, por edhe një fushatë ku nuk kemi vetëm dy palët në garë, ata në pushtet dhe ata në opozitë, por shumë faktorë […]

17 March, 2021 13:19 | 0 Komente
Aktualitet

Sadiku në histori, shqiptari i parë në Copa Liberatores

Transferimi në Bolivinë e largët i befasoi të gjithë. Por, Armando Sadiku hyn në histori, si futbollisti i parë shqiptar që luan në Copa Libertadores. Sulmuesi debutoi në turneun që është ekuivalent i Champions në Amerikën Latine, në fitoren 5-0 që skuadra e tij, Bolivar regjistroi përballë uruguaianëve të Wanderers, duke siguruar një biletë në […]

17 March, 2021 13:15 | 0 Komente
Aktualitet

ANALIZA: Serbisë dhe Malit të Zi u ofrohet rrugë më e shkurtër për në BE

Në Bashkimin Evropian janë duke vazhduar përgatitjet që Mali i Zi dhe Serbia të përfshihen në metodologjinë e re të zgjerimit të bllokut, që ishte miratuar në shkurt të vitit 2020. Në një dokument të brendshëm, të përgatitur nga Komisioni Evropian për shtetet anëtare, janë paraqitur hapat përmes së cilave edhe Mali i Zi dhe […]

17 March, 2021 13:04 | 0 Komente
© 2021 Gazeta Tema. All Rights Reserved
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.