Editorial

FAKTET/ Të gjithë ata që nuk u ndëshkuan për Gërdecin

Nga b m | 15 March, 2021 19:11

Nga Mero Baze

Këto fakte i kam publikuar disa herë. Por sa më shumë kohë kalon, aq më shumë bëhet e nevojshme t’ia kujtojmë drejtësisë së re, çfarë nuk ka hetuar në historinë e përfshirjes së familjes së Sali Berishës në krimin e Gërdecit. Këtu janë vetëm kundërthëniet e tyre, ku ata kapen duke gënjyer për krimin. Dhe gënjeshtrat për të mbuluar një krim, janë indicia e parë për të të çuar tek krimineli.

Në vitin e trembëdhjete janë të gjithë të lirë. Ata që gabuan për “arsye teknike”, i ka nxjerr gjykata, ata që firmosën për arsye politike, nuk u dënuan kurrë, ndërsa ata që e nisën biznesin në emër të pushtetit të Familjes, ende nuk janë pyetur. Historia e tragjedisë së Gërdecit është nga ato ngjarje që ndajnë në dy pjesë historinë e një shoqërie dhe një pushteti. Ngjarje të tilla fiksojnë kufirin mes pushtetit të krimit në politikë dhe shoqërive të lira, por ndajnë dhe kufirin mes lirisë dhe dinjitetit brenda një grupi politik dhe nënshtrimit para autoritarizimit dhe duarve të përgjakuara të një familje në pushtet.


1. Sali Berisha

Historia e fshehjes së këtij krimi ka nisur pak minuta pas tragjedisë në zyrën e kryeministrit Sali Berisha. I njoftuar për tragjedinë, ai ka nisur me kujdes fshehjen e provës së parë dhe më të rëndë kundër tij, praninë e baxhanakut të vet, tashmë si viktimë në këtë tragjedi. Komunikata e parë për shtyp e tij përmendte emrin e baxhanakut, por të ndryshuar, nga Muhamet Hoxha në Mehmet Hoxha. Në pamjen filmike të transmetuar publikisht dhe të lexuar me zërin e tij, vërehet një pauzë para se të përmendë emrin dhe me qetësi e lexon Mehmet në vend të emrit Muhamet.

“Deri tani janë identifikuar emrat e 3 viktimave: Rajmonda Tudi, 40 vjeç, Mehmet Hoxha, 59 vjeç, Jetmir Kolloshi, 19 vjeç, ndërsa dy nga viktimat janë ende të paidentifikuara. 4 prej tyre janë gjendur në vendin e shpërthimit dhe një tjetër më tutje”.

Muhamed Hoxha, baxhanku i Berishes vrare ne Gerdec

Përpjekja e tij që në momentet e para të tragjedisë për ta devijuar të vërtetën larg tij dhe familjes se tij, ishte dhe mbeti linja politike qe po varros ketë të vërtetë.

Këtë “ngatërresë të qëllimshme emri”, Berisha e përdori dhe dy ditë më pas në sallën e parlamentit të Shqipërisë. Edhe pse familja e tij ishte familjarizuar me tragjedinë, edhe pse gruaja e tij Liri Berisha dhe dy fëmijët e tij ishin në ceremoninë e varrimit të baxhanakut të tij, ai vazhdonte të sillej sikur nuk e njihte Muhametin.

Berisha, një bashkëshort shembullor dhe i dhënë pas lidhjeve familjare të gruas së tij deri në detaje, po përpiqej të paraqitej para shqiptarëve ashtu siç nuk është, si një njeri që nuk njeh baxhanakun e vet.

2. Liri Berisha

Përpjekjet për ta mbajtur larg familjes së tij këtë histori, i zbulon pa dashje gruaja e tij në intervistat e saj publike. Liri Berisha bëri tentativën e parë për ta rrëfyer gabim këtë histori.

Në një intervistë dhënë gazetës “Panorama”, në datën 15.04.2008, zonja Berisha thotë se ajo dhe i biri i saj nuk ia kishin treguar Sali Berishës faktin që ai kishte një baxhanak, që punonte në Gërdec dhe që ishte nga të vrarët mes viktimave.

Ja si e përshkruan ajo momentin kur është ndjerë keq që Berisha nuk dinte gjë për baxhanakun. “Problemi ishte se ai nuk pati rast ta takonte asnjëherë. Ata (motra me të shoqin), kishin vetëm tre muaj që kishin ardhur. Saliu lexonte emrin aty dhe unë thosha: “E zeza, si nuk ia kemi thënë!” Ato kohë kishim trevjetorin e vdekjes së mamasë dhe kishim menduar që ta linim për më vonë prezantimin familjar me njerëzit e familjes. Isha unë ajo që ia caktova si detyrë tim biri t’ia shpjegonte situatën” (“Panorama”, 15 prill 2008).

Shpjegimi i zonjës Berisha ka disa mangësi thelbësore. Mangësia e pare ka të bëjë me vetë imazhin e familjes Berisha dhe marrëdhëniet perfekte që ata kanë si çift. Çifti Berisha shquhet për raporte shumë të sinqerta me njëri-tjetrin dhe marrëdhënie shumë të mira. Në një raport të tillë familjar, që kurrsesi s’mund të besojmë se është hipokrit, nuk mund të ndodhë që zonja Berisha të mos i ketë folur asnjëherë burrit të saj për baxhanakun, i cili po punonte në një punë që e kishte rekomanduar djali i tyre. Por hijet e dyshimit rriten më poshtë, kur zonja Liri Berisha tregon se si ka mësuar që kunati i saj po punonte në Gërdec. “Kur një ditë shkojmë në varreza te prindërit, e pyes motrën nëse i shoqi kishte filluar punë dhe ajo më tregoi se po punonte diku afër Marikajt. Kur e pyes se çfarë bën, ajo mu përgjigj: “Mban ca arka municionesh”. Është i kënaqur me punën? – e pyeta. “Jo dhe aq, mban ca arka, por do të rrijë veç pak, sa të gjejë një punë tjetër më të mirë”. Në kohën që vdiq, kishte marrë vetëm dy rroga”. (“Panorama”, 15 prill 2008).

Kjo deklaratë e zonjës Liri Berisha bie ndesh me deklaratat e motrës së saj, Vjollca Hoxha, (Rama) e veja e Muhamet Hoxhës vrarë në Gërdec. Zonja Hoxha, e cila duket se ka qenë në periferi të përfitimeve nga pushteti i kunatit të saj, e tregon ndryshe historinë. Në një intervistë në “Gazeta Shqiptare” më 15 qershor 2008 ajo thotë se burri i saj ishte kthyer në Shqipëri që në muajin nëntor, kurse ajo vetë që në fillim të vitit 2007, dhe jo siç thotë Liri Berisha, “ata (motra me të shoqin) kishin vetëm tre muaj që kishin ardhur”. Vjollca Hoxha (Rama), motra e Liri Berishës, në një intervistë ekskluzive për “Gazeta Shqiptare”, rrëfen se ishte kthyer në Shqipëri në qershor të 2007 për të vizituar familjarët, dhe se në Shqipëri e mbante një operacion që duhej të kryente, pasi kishte këputur meniskun. Më pas kishte ftuar dhe Muhametin të kthehej në Shqipëri, derisa të përfundonte operacioni.

Nga ana tjetër, të dy motrat nuk bien dakord për faktin se a kishin dijeni ato për punën që bënte i ndjeri Muhamet Hoxha. Vjollca tregon se nuk e dinte që bashkëshorti i saj punonte në një fabrikë demontimi të armëve: “Po si mendoni ju, që po ta kisha ditur, do lejoja që im shoq të punonte aty? Unë me të vërtetë s’jam e pasur, kam punuar si gjithë shqiptarët e tjerë nëpër Evropë, tri punë në ditë, nga kuzhiniere te pastruese, por nuk isha duke vdekur nga uria që të lejoja që im shoq të punonte aty, në mes të rrezikut”, thotë gjatë intervistës së saj Vjollca Hoxha (Rama). (“Gazeta Shqiptare”, 15 qershor 2008).

Ndryshe nga kjo, zonja Liri Berisha në intervistën e saj thotë: “Kur e pyes (motrën) se çfarë bën (burri), ajo m’u përgjigj: “Mban ca arka municionesh””. (Gazeta “Panorama”, 15 prill 208). Këto lajthitje të zonjës Berisha në intervistën e saj publike për Gërdecin dëshmojnë se ajo, ose nuk është e sinqertë me opinionin publik, ose nuk ka qenë e sinqertë me motrën e saj dhe bashkëshortin e saj, Sali Berisha.

Motra e saj provon se ka qenë me burrin në Shqipëri prej vitit 2007 dhe se nuk e ka ditur se burri i saj punonte mbajtës arkash municionesh. Dëshmitë rreth Gërdecit dhe hetimet e bëra nga prokuroria provojnë në të vërtetë që Muhamet Hoxha nuk mbante arka, por numëronte arka dhe ishte një lloj përgjegjësi në këtë punë.


3. Shkëlzen Berisha

Ndërkohë që Berisha gënjente publikisht për emrin e baxhanakut të tij, duke shpresuar se shqiptarët nuk do ta mësonin këtë të vërtetë, i biri i tij, Shkëlzen Berisha, fliste në telefon me Mihal Delijorgjin. Tabulati i zbardhur prej Prokurorisë provon se Shkëlzen Berisha ka folur në orën 12:48 minuta në telefon me Mihal Delijorgjin. Biles nëse i hedh një sy tabulateve të Mihal Delijorgjit, shikon se njerëzit më të afërt me të cilët ai ka ndarë shqetësimin për tragjedinë që ndodhi në tridhjetë minutat e para janë gruaja e tij, kunati, dhe Shkëlzen Berisha.

Shkëlzen Berisha mohoi në fillim se ka pasur telefonata apo njohje me Delijorgjin, por pas publikimit të tabulatit, nuk bëri më komente.

Pra, siç shihet, në orët e para të tragjedisë kemi pasur një përfshirje direkt te familjes së kryeministrit për të fshehur rrethanat që lidhnin ata me këtë histori.

4. Fatmir Mediu

Po si është përfshirë djali i kryeministrit në këtë histori? Është e vështirë ta ndash ku mbaron të qenit e tij si pronar real i këtij biznesi dhe ku ka qenë thjesht ndërmjetës. Ata që e njohin nga afër para shpërthimit, dëshmojnë se ai fliste hapur për këtë biznes, biles shpesh i shqetësuar që administrata e babait të tij nuk e ndihmonte sa duhet të bënte dokumentacionin gati.

Shoqëria e tij me Fatmir Mediun në ato muaj ka qenë publike. Ata ishin bashkë në zyrë, në Sheraton, në makinë, në restorant. Sipas dëshmive që dalin nga blloku i sekretares së Ministrit, rezulton që Shkëlzen Berisha për një periudhë të shkurtër të ketë qenë aty mbi 50 herë.

Këto blloqe autentike argumentojnë çdo kundërshtim që mund të vije në vazhdim në lidhje me përfshirjen tashmë të provuar të zotit Berisha në aferën e Gërdecit. Këto dy blloqe kanë të  dokumentuara dhe të faktuara të gjitha vizitat “për kafe” që ka bërë në zyrën e Ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, të  Shkëlzen Berishës. Të gjitha takimet kanë të shënuara datat përkatëse dhe personat përkatës.

Nga marsi 2007 deri në mars 2008 zoti Shkëlzen Berisha de facto ka pasur një zyrë të tijën në institucionin e Ministrisë së  Mbrojtjes. Pesë nga shume bisedat që janë bërë mes zotit  Shkëlzen Berisha dhe drejtuesve te tjerë të Ministrisë duke  përfshirë dhe Ministrin e Mbrojtjes janë incizuar me gadget  regjistrues nga dy prej të pandehurve, njeri prej të cilëve  ndodhet në gjendje arresti, por këto materiale janë zhdukur dhe nuk i janë dorëzuar prokurorisë.

5. Aldo Bumçi

Lobimi i tij në këtë heshtje shihet qartë edhe tek mënyra se si ka raportuar Ministri i Drejtësisë, Aldo Bumçi, në adresë të tij për komentet e vendimit të qeverisë që do t’i hapte rrugë demontimit. Ky është dhe fakti më komprometues që lidh direkt djalin e Kryeministrit me këtë biznes, ku ministrat janë thjesht ushtarë raportues të tij.

Nga faksi i Ministrisë së Drejtësisë në adresë të Ministrisë së Mbrojtjes, Bumçi ka nisur komentet e vendimit në një kopje për Shkëlzen Berishën. Edhe pse tri dite më parë e kishte nisur shkresën zyrtarisht, një fotokopje të saj ka bërë kujdes t’ia nis në një zyre të asaj ministrie ku Shkëlzen Berisha ishte bërë familjar, me faks. Edhe pse Bumçi e Berisha u përpoqën ta përgënjeshtrojnë faktin, sekretarja e Bumçit e konfirmoi atë në prokurori.

 

6. Rrahman Selmanllari

Një tjetër dëshmi e fortë që Shkëlzen Berisha ishte pronari real këtij biznesi, ishte Rrahman Selmanllari, një mik i vjetër i tij, i cili e përdorte shpesh si mbulesë e veprimeve të tij si sekser.

I thirrur nga prokuroria, Rrahman Selmanllari pranon se ka miqësi me Shkëlzen Berishën, por mohon të ketë lidhje me Gërdecin.

Dëshmia e tij është e rreme, por ai nuk është marrë i pandehur për këtë. Së pari kemi dëshminë e kunatit të tij që punonte në atë që quhej “Grupi hije” në Gërdec dhe që ishte një grup special që nuk i jepte llogari askujt.

Pra dëshmia e Selmanllarit që nuk ka lidhje me Gërdecin, dhe që nuk njeh askënd që punon aty, hidhet poshtë nga dëshmitë e njerëzve të tij që e pranojnë se janë punësuar aty për shkak të tij.

Gjithcka ka te beje me grupin HIJE qe vepronte “turni i trete” ne Gerdec dhe merrej vetem me organizimin e municioneve. Te gjithe te lidhur (Kuneter, krushqi, te aferm, miq) me aksionierin hije te Gerdecit zotin Rrahman Selmanllari. Këta persona kanë dhënë dëshmi të rreme dhe prokuroria fatkeqesisht e ka lene deri ketu hetimin pa dashur ti shkoje deri ne fund.

Ekziston një dokument që provon se Rrahman Selmanllari ishte i autorizuar i kompanisë amerikane SAC që po instalonte fabrikën e demontimit.

Njeriu i Shkëlzen Berishës ishte personi kyç që drejtonte gjithë punën në Gërdec dhe ende sot nuk është thirrur nga gjykata për dëshmi të rreme. Po ashtu nuk është thirrur as nga prokuroria, as nga gjykata Shkëlzen Berisha.

Nuk janë thirrur në prokurori as pronaret e firmës Trans Digging Construction, që është firma e cila ka kryer punimet për ndërtimin e fabrikës së Gërdecit.

Pronarë të kësaj firme janë Delijorgji, vajza e Fahri Balliut dhe dy vëllezër me mbiemër Mata.

Kjo kompani ka vepruar veç të tjerash pa leje ndërtimi dhe me arrogancë në prishjen e ndërtesave ushtarake çfarë tregon se ka pas mbrapa mbështetje të fortë politike. Aksionerët e saj nuk u thirrën asnjëherë nën hetim, duke u injoruar kështu zanafilla e këtij projekti politik.

***

Të gjitha këto kundërthënie për një krim që ka marrë jetën e 26 personave për shkak të një korrupsioni të familjes Berisha nuk janë ballafaquar në Gjykatë. Sali Berisha ja doli të trembë drejtësinë dhe t’i anashkalojë ato. Ai tentoi ta bëjë këtë dhe me drejtësinë amerikane, duke kërcënuar autorët e librit për Gërdecin, që zbardhin rolin e djalit të tij në këtë krim, por drejtësia amerikane e hodhi poshtë pretendimin e djalit të tij, duke i konsideruar legjitime akuzat se ai qëndron pas atij biznesi vdekjeprurës.

Fatmir Mediu tani është rregjistruar si kandidatë për deputet në listën e Partisë Demokratike dhe e ka këtë dhuratë falë këtij krimi.

Ai është një person që drejtësia ka kërkuar deri 6 vjet burg, por çështja është mbyllur më 2009, për shkak të mandatit të tij si deputet.

Rifllimi i çështjes ndaj tij është thjeshtë vullnet i Prokurorisë, pasi nuk ka asnjë pengesë ligjore.

Ne që po luftojmë të zbojmë nga Parlamenti ata që janë kapur me patentë pa leje, apo duke gabuar në rininë e tyre, lejojmë në Parlament një ministër të padënuar, duke u mbrojtur me imunitetin e deputetit. Kjo është një ironi e madhe në debatin për dekriminalizimin e politikës. E për më tepër tutorin e këtyre kriminelëve me pushtet, e kemi ende në politikë, ende kërcënim për demokracinë dhe dhunues të institucioneve të shtetit shqiptar. Quhet Sali Berisha.

Share! Facebook Twitter Whatsapp

31 komente në “FAKTET/ Të gjithë ata që nuk u ndëshkuan për Gërdecin”

  1. Referendum per arrestimin e koleres sali says:

    Titulli duhet te ishte,ata qe nuk u ndeshkuan dhe nuk do te ndeshkohen kurre.
    Aty ka dore qeveria dhe ambasada amerikane,dhe prandaj saliu,mediu dhe sypeshkaqeni nuk preken….
    Aty fituan te gjithe mafiozet.
    Ne na thau barkun enveri per te blere arme e municione dhe perfitoi e u pasurua familja shpellare…
    Ne sakrifikuam per 50 vjet dhe vjen nje dite qe te gjithe komunistet qe duartrokisnin me shume ,u bene dhjerokrat dhe vodhen e u strehuan ne lalez te gjithe bashke

  2. Tepelensi says:

    I pari eshte SALI BERRISHA
    Qe ndertoje kete industri
    Per perfitime familjare
    Derjperdrejt per djalin i tije
    *
    Vete Liria na ishte ne halle
    Per te mbrojtur bure e djale
    Halli madh na e kishte zene
    Ate e bire na ngrack kane rene
    *
    Shkelzeni i keshte vene ne ralle
    Shume ministra dhe sekretare
    Gjithe diten jep detyra ne telefon
    Skishte bure nene qe e pengon
    *
    Por Fatmir Mediu cna beri valle
    Qe na e sillte shkelzeni verdalle
    Me urdhera dhe ultimatume
    Per te bere gjithe ato zullume
    *
    Qe cdo gje te shkonte mire
    Kishin ne dore dhe drejtesin
    Gjyqetare e prokuror te pa afte
    Me minister Bumcin gjysmak
    *
    Bene kerdine moren dhe jete
    Per te shtuar pasurin e vete
    Dhe per ata te behet drejtesi
    Duhet te gjykohen me ligjin e ri
    *
    Ti zoti Mero ke folur shume
    Per ate skandal dhe zullume
    Drejtesia duhet te jape hake
    Edhe per te shkretin baxhanak

    A

  3. nacionalisti says:

    Besoj shume fort, se pasi te mbaroje stervitja e NATO-s qe fillon me 26 prill, me e madhja ne Ballkan, dhe pasi te ikin trupat e NATO-s, ku cuditerisht 3,000 marinsa USA do qendroje ne Shqiperi deri me 30 qershor, kohe gjate se ciles, pervec zgjedhjeve qe do kene perfunduar, ku “nuk do kete pushtet te kapi per veshi 3,000 marinsa” dhe kohe gjate se ciles DO FORMOHET BKH, keto qe shkruan ti Mero, do jene CESHTJE KRYESORE E BKH.

  4. Sotiri says:

    Z. Mero, mire e keni shkruar, por per ke?
    A e shikoni dhe e kuptoni se njerezit kane frike te permendin emrin SALI BERISHA, pale ta sjellin ne bankon e te akuzuarve, jo vetm per Gerdecin, por per te gjitha krimet qe ka kryer ndaj Shqiperise, shqiptareve dhe pasurive te vendit!
    Ate e ka frike edhe vete vdekja!

  5. xhoxhi says:

    Mendoj se Spak-u nuk duhet të meret me drogaxhinjtë sepse ata dihen dhe i ruan gjithë bota dhe mbi të gjitha vriten me njëri tjetrin.Spak duhet të meret me kokat e politikës që e kanë bërë Shqipërinë lesh e li vetëm për para.Vështirësi ka po ndonjë prokuror duhet të marë guximin dhe të thyejë regullin sepse Berisha,Meta,Basha apo Rama nuk mund të dënohen.Unë po të isha prokuror të parin do arestoja Berishën dhe të dytin Metën.Pastaj do dalin një nga një të tjerët.Ka kaq vjet që shkruhet ka kaq denoncime nga familjarët dhe prokurorët meren me drogazhinjtë të cilët nuk vjedhin shtetin por sjellin euro në fund të fundit dhe këta trimat e politikës jo vetëm që kanë vrarë vjedhur por edhe e kanë shkatëruar vëndin…SPAKU duhet të veprojë pa vonesë…

  6. NjeQytetarOptimist says:

    Shume padrejtesi jane bere Mero, por nuk arrestohet njeri me kete drejtesi sepse jane te gjithe sekserat e njeri-tjetrit.. Vriten njerez ne mes te dites dhe ekzekutori eshte kandidat per Kryeminister.. Nuk ka demokraci te vertete neqoftese nuk ndeshkon vrasjen, shperthimet, vjedhjen dhe korrupsjonin.. CEZ-i u privatsua me balance zero borxh dhe perfundoj me 600 miljon euro borxh dhe askush nuk ka dale perpara prokurorise ku vet administratori i saj ka FAKTE dhe i ka bere thirrje Prokurorise atehere te vepronte. Akoma rrine ne nje humbje spektakolare qe pesoi shteti.. Nuk ke prokurori dhe gjykata Mero.. I shkaterruan dhe korruptuan qe ta vidhnin pa ndjenje ndeshkimi.. Shteti ka frike se do dalin simpantizantet e tyre dhe sikur do behet “nami”. Asgje s’ka per te ndodhur.. Do dalin ca kamikaze per nja 2 dite dhe te gjithe ne pune te vet.. Nuk duan.. Duan te paguhen dhe te merren me ceshtje ordinere..

  7. Draper dhe Cekan says:

    Rama! Fajin e ka saliu
    Berisha! Fajin e ka Rama
    PS! Fajin e ka PD
    PD! Fajin e ka PS
    LSI! Fajin e ka Amerika
    Amerika! Cna keni care hajdarin.

  8. Lipe says:

    Kjo tregon qe komunistet qenkan shume te zote,si ne komunizem edhe ne dhjerokraci.

  9. Krimineli ne Parlament says:

    Fatmir Mediu,duket se Shantazhoj Berishen,qe ne minutat e Fundit e futi ne Liste te Sigurt,te “Deputetit”-kriminel…Basha,nje Lolo-duket se e la Mediun deri ne funde qe ta Luste,dhe Jargavitej…vetem Nderhyrja e Berishes..Vendosi “Fatin” e Mediut..por????????Eshte Turpe per Prokurorine Shqipetare,dhe per keta quhen “Demoklrate” qe lene Mediun,ne Lista te Sigurta,vetem dhe vetem qe ti Shpetoj drejtesise…
    Por se mos e keqja Fillon nga Fatmir Mediu?????Ai thjeshte u Ndodhe ne Postin e “Duhur” qe te Fitonte ndonje Leke,por nuk e Ndihmoj Fati me Shperthimin…
    ne te Vertet Duhen Denuar Koka e Krimit Berisha….

  10. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Pa u ndêshkuar Sali Brek’skisha,nuk ka për të gjetur qetësi ai vend !
    Poooooor, ai që vendos,apo hap dritën jeshile për atë,dajo Samiu nga Ha-mer-ik-a, nuk ka vendosur akoma për fatin e tijë.
    Politika amerikane funksio on me lobe dhe fatkeqësisht lobi serbo-grek është shumë i fuqishëm !
    Megjithatë në historinë e politikës amerikane ka raste edhe më të ndërlikuara se veterineri i Viçidolit !
    Sadami Kadafi, biles edhe Ben Laden waren bashkpunëtorë të amerikanëve dhe në fund hëngrën qafën e patës😎!
    Të gjitha në këtë botë lahen.

  11. Lloji says:

    Me keto fakte, edhe studenti me i dobet i ligjit i mbyll ne qeli Berishet, e jo me SPAK…!!!!

  12. Le te shpresojme se nje dite do pergjigjjen para drejtsise says:

    Me Pak fjale familja e Sali Berishes eshte nje familje mafjoze prandaj Jane ber bashke me ilir Meten kunda rreformes ne drejtsise dhe kunder Amerikes le te shpresojme se nje dite do pergjigjjen para drejtsise 🇦🇱🇺🇸🇪🇺🇦🇱🇦🇱

  13. Jimi says:

    E di si eshte puna i nderuar Mero! Juve si staf i gazetes keni dhene njer format te ri te saj. Arsyet pse e bete jane tuajat dhe padyshim mendoj se jeni nisur per te permiresuar imazhin dhe cilesin e saj. Por c’po ndodhe me ne lexusit qe sot po ballafaqohemi me kete format te ri te gazetes? E kemi teper te veshtire te lundrojme dhe te seleksionojme artikujt qe ne preferojme , pasi na mungon tabloja e plote e formatit, i cili per ne ishte teper praktik. Ne nje gazete sado prestigjoze qe mund te jete ajo, lexusi nuk ka preference per te lerxuar te gjithe artikujt, keshtu qe ne formatin e e meparshem, mjaftonte qe ti hidhje nje sy formatit te gazetes dhe automatikisht e kishe bere perzgjedhjen e artikujve me te rendesishem te dites. Ndersa cfare ndodh me kete format! Lexusi eshte i detyruar nga ana e stafit ti kaloje ne fushpamjen e vete, nje e nga nje ashtu sic e detyroni ju! Qe te perzgjedh artikullin tim te preferuar, une duhet te beje gjithe shikimin e artikujve nje e nga nje, ashtu sic deshironi ju! Kjo eshte nje ndjesi qe nuk na sjelle aspak kenaqesi. Megjithese eshte gazeta ime me e preferuar, neqoftese do te vazhdohet me kete format, do t’me bjeri edhe deshira per ta shfletuar ate. Nuk e perjashtoj, edhe ate fenomen qe e reja can me veshtiresi dhe ne lexusit e kesaj gazete ishim pershtatur lehtesisht me te Mbase kjo vjen edhe per arsyen se ne prej vites jemi familjarizuar me ate format, por gjithesesi une do te pelqeja formatin tim te preferuar, ate klasikun !
    Me respekt nje nga lexusit e kesaj gazete
    Gezim Mahilaj

  14. pse nuk arrestohet ky ambasador ? says:

    Edhe ti Mero ke nje fare faji
    qe nuk na kritikon ne amerikaneve
    qe jemi pjesa kryesore e fajit.
    .
    Nese k/gjenerali Luan Hoxha shkon te ambasadori amerikan dhe i raporton se me ka kercenuar Xen Berisha me jete duke me treguar Kosta Trebicken..atehere nuk kane faj kriminelet Sali-Xen-Fat mehdiu…
    .
    Nese do vendoset drejtesia atehere duhet te arrestohet ambasadori amerikan ( ose kush i dha atij urdher) qe ne vend te kallxoje Xen Berishin per kercenim te gjeneralit Hoxha dhe poshtrimin qe po i ben ky ambasador drejtesise shqiptare pas Luan Hoxha ishte i denuar..

    .SI MUNDET QE NJE AMBASADOR
    TI JAPE VIZE NJE TE DENUARI NGA GJYKATA
    ……………………….
    10 Shkurt 2012

    Prokuroria kërkoi dënimin me 8 vjet burg, gjenerali largohet nga Shqipëria para se gjykata të japë vendimin për Gërdecin.

    Gjenerali Luan Hoxha, ish-shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare, i pandehur në dosjen “Gërdeci”, është larguar nga Shqipëria prej më se një muaji. Ish-zyrtari i lartë i Forcave të Armatosura, mësohet se ka lënë Shqipërinë në datën 1 janar 2012, duke u larguar siç thuhet zyrtarisht, “së bashku me familjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”
    ,
    Pra fillojeni vetingun me Arvizune per MOS KALLXIM KRIMI dhe per Paisjen me vize nje te denuari..

  15. Astrit says:

    Z. BAZE..!
    Jam lexues i gazetes Tema qysh ne momentet e para te daljes se saj. Me formatin e ri, ma ke shpif dhe te jesh i sigurte qe do largosh njerin prej lexuesve te rregullt dhe adhuruesve te Penes tende..! Respekte..!

  16. Astrit says:

    Z.Baze..!
    Jam lexues i rregullt i gazetes tuaj, qysh nga momentet e para te botimit te saj. Me keqardhje pohoj se formati i ri ma shpif komplet…te jeni i sigurte qe me kete format, te pakten mua me keni larguar nga leximi. Shpresoj qe, editorialet e tua ti lexoj ne ndonje portal tjeter. Respekte dhe pune te mbare..!

  17. Punetori says:

    Sakte! Edhe une jam i mendimit se, formati i meparshem ishte me i mire e me praktik. Sapo ngrihem ne mengjes, para se te filloj aktivitetin e dites,me kafene ne dore,kudo qe te jem, hap tabletin dhe u hedh nje sy lajmeve tek Tema , te cilen kam 15 vjet qe e lexoj ketu ne kurbet.
    Mirepo me kete format te ri, eshte me pak praktike kjo gje . Prandaj te lutem , i dashur Mero , merre parasysh kerkesen tone sepse gazeta yte eshte e vetmja qe lexoj . E degjove o shoku im !? Kthehu aty ku ishe ! Je NJESH !

  18. Paditeni Sali Berishen ose vazhdoni i hani kaken ne rrjetet sociale says:

    Denimet dhe ndeshkimet jepen ne salle te gjygjuit, jo neper faqe gazetash!
    Pse nuk e paditni more ate Sali Berishen qe nuk ka asnje imunitet fare!
    Po Fatmir Mediun etj. te radhitur ne kete pacavure koti ?
    Sepse nuk keni bythe, por vetem goje ne vend te saj qe te pirdhni neper gazeta fshirsese xhamash te qeverise!
    Paditeni Sali Berishen ose qepeni gojen se jeni bo si ato qente qe lehin kot e nuk kafshojne.
    Ndeshkimet dhe denimet nuk i jep dot as Rama e as Mero Baze, por keto mund te bejne padine. Per sa kohe nuk e padisin, mos ju japin juva marmallate propagande me ndeshkime te mbetura ne tentative.

  19. Niku says:

    Mero, sado te shkruash ti e te tjere kunder perbindeshit shpellar MALOKAR, ketij nuk do t’i hyje gjemb ne kembe per dy arsye: E para, sepse eshte “BURRE SHTETI” (???!!!) (ata qe kane tru e kuptojne…) Dhe e dyta, nje pjese e madhe e ketij populli, eshte nje kopje e keqe e ketij malokari shpellar… (na pelqen ose jo)…, prandaj nuk eshte bere e nuk do behet shtet ne kete xhungel…!!!

  20. dardan says:

    Shkrim model per Prokurorine Demokartike qe kurre nuk do te ngrihet ne Albanistanin e drakules se Vicidolit.

  21. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Mero djali,për hir të së vërtetës, më duhet të solidarizohem me mendimin e shumë lexuesve të Tema-s dhe të sugjeroj kthimin në identitet !
    Formati i vjetër më ngjall nostalgji .
    Me respekt .

  22. nacionalisti says:

    Ca do thoje nese nje dite ne gjyq do paraqitet ky gjenerali per te deshmuar rreth Gerdecit ? Do vazhdoje te mendoje qe duhet denuar ambasadori apo qe beri mire qe “e shpetoi”… ?

  23. Tirona says:

    Ka ngel ora te 2008. Po keto 8-vite qe pushteti i cili erdhi edhe me moton e GERDECIT, ku ishte?
    Per keto ngjarje ka vetem politik politik politik …te pakten mos e ngacmoni dhimbjen e njerzve….. se drejtesi nuk ka patur dhe nuk do kete asnjehere…

  24. Tirona1 says:

    Ka ngel ora te 2008. Po keto 8-vite qe pushteti i cili erdhi edhe me moton e GERDECIT, ku ishte?
    Per keto ngjarje ka vetem politik politik politik …te pakten mos e ngacmoni dhimbjen e njerzve….. se drejtesi nuk ka patur dhe nuk do kete asnjehere…

  25. ypi says:

    Po Mero e ke qare kete shkrim, mos valle faji qe nuk jane ndeshkuar kurre bie mbi Edi Ramen me shoke???

  26. Ethem Lalaj says:

    S.b është agjenti i UDB,Asfalisë,KGB,FBI,..bisturia+penicilina dhe është i pa prekshëm.Ndryshe Serbi,Greku,Rusi pushtojnë Shqipërinë.
    -SB ka TREDHUR DREJTËSINË që në 1992.
    -Sb ka kapur MEDJET 90 %.Tashmë loz me ZOTIN.
    -Rama etj, ti rrujnë Trapin.
    -Edhe KIMETJA ka frikë prej tij.Ajo e di de Luli varet prej tij.Por nuk shkon atje.
    -Nëse nuk eleminohet krimineli i 85 krimeve Sb ky vënd nuk bëhet kurrë..

  27. Iliri says:

    Gerdeci…21 janari…
    Pas 8 vitesh Rame ne pushtet absolut, me Drejtesi te krasitur prej tij sipas shijes tij artistiko-satirike, akoma or matufe rilindjote nuk u bindet se ato jane vetem bajga qe perdor Rama per ju si silazh qe te mbllaciteni e te ngopeni, e vetem kaq?

  28. Trotski says:

    SPAK duhet te veproje Boll ma me Zvarritje .Populli do Drejtesi .Drejtesia e Re duhet te godase se vetem keshtu shpresojme se do te beje para Shqiperia.

  29. Trotski says:

    SPAK duhet te veproje Boll ma me Zvarritje .Populli do Drejtesi .Drejtesia e Re duhet te godase se vetem keshtu shpresojme se do te beje para Shqiperia.
    Bile jo vetem per Gerdecin po dhe per CEZ,per 21 Janarin .Lista e krimeve eshte e gjate ,!!

  30. Kalec Dega says:

    Titull akoma dhe me i bukur “Edvin Rama futi Saliun ne burg per tradheti, Meten e beri President, me Lulin u qi ne Cader dhe Mero gezohet me arritjet sipas Zerit te Popullit”.

  31. Kurse ju tradhëtarët dhe ju të ç'nderuarit Shqiptar ju keshilloj që të votoni për heroin tuaj kurven-tradhëtare Sali Berishen. says:

    Vertetë që Sali Tradhëtar Berisha i ka blerë të zgjuarit e drejtesisë dhe policisë, dhe i ka friksuar të ndershmit. Por nqse nuk gjen derman Shqiperia nga kanceri Sali kopil Berisha me ilaçet e SPAK-ut dhe të Amerikës, jam i sigurtë që ajo puçërr e madhe kanceroze do hiqet me shpatë nga trupi i atdheut tonë, nga një “budalla”……! Jam i bindur në shpirtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Ministri britanik i Shëndetësisë: Qëndroni të qetë dhe vazhdoni vaksinimin me AstraZeneca

Ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock kërkoi sot të vazhdohej procesi i vaksinimit kundër COVID-19 me AstraZeneca, duke siguruar se nuk kishte prova se ajo shkaktonte mpiksje gjaku. Përdorimi i kësaj vaksine u pezullua si masë parandaluese nga disa vende të shqetësuara për efekte të mundshme anësore. “Nuk ka prova që këto vaksina kanë shkaktuar […]

17 March, 2021 13:40 | 0 Komente
Aktualitet

LETRA/ Basha nuk e kandidoi në Vlorë, Këshilltari i Sigurisë në PD jep dorëheqjen. Gjeneral Ahmetaj: Sekserët kanë pushtuar të djathtën

Ish-këshilltari i sigurisë kombëtare pranë PD Piro Ahmetaj ka dhënë dorëheqjen nga ky funksion. Ahmetaj ka kërkuar dorëheqjen e parevokueshme nga detyra përmes një letre drejtuat strukturave të PD-së. Në letrën drejtuar kreut te PD Lulzim Basha, Ahmetaj shpreh ndjesën për të gjithë ata që mund të ketë lënduar ose zhgënjyer me këtë akt. Ai shpreh […]

17 March, 2021 13:23 | 0 Komente
Aktualitet

Asgjë nuk është siç duket: Kulisat e fushatës, nga Meta te Basha

Fushata për zgjedhjet e 25 prillit, si kurrë ndonjëherë po shfaqet si një fushatë atipike dhe e tillë do të jetë deri në fund. Një fushatë e kondicionuar nga pandemia dhe rregullat anti-Covid, por edhe një fushatë ku nuk kemi vetëm dy palët në garë, ata në pushtet dhe ata në opozitë, por shumë faktorë […]

17 March, 2021 13:19 | 0 Komente
Aktualitet

Sadiku në histori, shqiptari i parë në Copa Liberatores

Transferimi në Bolivinë e largët i befasoi të gjithë. Por, Armando Sadiku hyn në histori, si futbollisti i parë shqiptar që luan në Copa Libertadores. Sulmuesi debutoi në turneun që është ekuivalent i Champions në Amerikën Latine, në fitoren 5-0 që skuadra e tij, Bolivar regjistroi përballë uruguaianëve të Wanderers, duke siguruar një biletë në […]

17 March, 2021 13:15 | 0 Komente
Aktualitet

ANALIZA: Serbisë dhe Malit të Zi u ofrohet rrugë më e shkurtër për në BE

Në Bashkimin Evropian janë duke vazhduar përgatitjet që Mali i Zi dhe Serbia të përfshihen në metodologjinë e re të zgjerimit të bllokut, që ishte miratuar në shkurt të vitit 2020. Në një dokument të brendshëm, të përgatitur nga Komisioni Evropian për shtetet anëtare, janë paraqitur hapat përmes së cilave edhe Mali i Zi dhe […]

17 March, 2021 13:04 | 0 Komente
© 2021 Gazeta Tema. All Rights Reserved
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.