Aktualitet

10 rregullat e Antonio Contes për të fituar titullin kampion

Nga L.B | 16 March, 2021 09:56

Nëntë pikë përpara vendit të dytë në renditje, tetë fitore radhazi në po aq ndeshje në fazën e dytë. Interi i Antonio Conte vrapon, drejt titullit kampion e, pas një pjese të parë zhgënjyese të sezonit, me eliminimin fillimisht nga Champions League dhe më pas nga Kupa e Italisë, tani duket si një makinë e përsosur. Falë golave të Lukakut, natyrisht, kompaktësisë së ekipit dhe një mbrojtjeje solide, por edhe dhjetë komandave të vendosura nga Antonio Conte për grupin e tij të lojtarëve. Dhjetë rregulla që duhen ndjekur për të triumfuar.

Sipas Gazzetta dello Sport, është pikërisht fushata e shëmtuar europiane që diçka ka ndryshuar në Pinetina, siç pranohet në intervistat e disa nga lojtarëve zikaltër. Metodë e re dhe disiplinë për tu ndjekur, të imponuara nga Conte për ta rikthyer titullin tek Inter. Ky është rindërtimi i dekalogut:

1. Fitohet me fakte dhe me grupin, pa deklarata.

2. Senatorët duhet të jenë në shërbim të më të rinjve.

3. Kundër Covid, kujdesi edhe në familje.

4. Asnjë stres jashtë fushës, nga seksi tek fëmijët.

5. Flemë në shtëpi, por besimi nuk duhet të shpërfillet.

6. Ndalohet të heqësh dorë. Kush e humb topin ka 5 sekonda për ta fituar përsëri.

7. Ushqim i personalizuar dhe prova e peshores.

8. Asnjë llogari në lidhje me kalendarin, apo ata që rrezikojnë me kartona.

9. Studimi i kundërshtarit në video.

10. Ndalohet kartoni i kuq: gjobë për ata që e vënë skuadrën në vështirësi.

Për të konfirmuar ndryshimet e dëshiruara nga stafi i Antonio Conte, vlejnë gjithashtu fjalët e Lukakut i cili foli për dietën e re në lidhje me performancën e jashtëzakonshme të kohëve të fundit. Me pak fjalë, dhjetë rregulla të përsosura, duke parë rezultatet.

Share! Facebook Twitter Whatsapp

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Ministri britanik i Shëndetësisë: Qëndroni të qetë dhe vazhdoni vaksinimin me AstraZeneca

Ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock kërkoi sot të vazhdohej procesi i vaksinimit kundër COVID-19 me AstraZeneca, duke siguruar se nuk kishte prova se ajo shkaktonte mpiksje gjaku. Përdorimi i kësaj vaksine u pezullua si masë parandaluese nga disa vende të shqetësuara për efekte të mundshme anësore. “Nuk ka prova që këto vaksina kanë shkaktuar […]

17 March, 2021 13:40 | 0 Komente
Aktualitet

LETRA/ Basha nuk e kandidoi në Vlorë, Këshilltari i Sigurisë në PD jep dorëheqjen. Gjeneral Ahmetaj: Sekserët kanë pushtuar të djathtën

Ish-këshilltari i sigurisë kombëtare pranë PD Piro Ahmetaj ka dhënë dorëheqjen nga ky funksion. Ahmetaj ka kërkuar dorëheqjen e parevokueshme nga detyra përmes një letre drejtuat strukturave të PD-së. Në letrën drejtuar kreut te PD Lulzim Basha, Ahmetaj shpreh ndjesën për të gjithë ata që mund të ketë lënduar ose zhgënjyer me këtë akt. Ai shpreh […]

17 March, 2021 13:23 | 0 Komente
Aktualitet

Asgjë nuk është siç duket: Kulisat e fushatës, nga Meta te Basha

Fushata për zgjedhjet e 25 prillit, si kurrë ndonjëherë po shfaqet si një fushatë atipike dhe e tillë do të jetë deri në fund. Një fushatë e kondicionuar nga pandemia dhe rregullat anti-Covid, por edhe një fushatë ku nuk kemi vetëm dy palët në garë, ata në pushtet dhe ata në opozitë, por shumë faktorë […]

17 March, 2021 13:19 | 0 Komente
Aktualitet

Sadiku në histori, shqiptari i parë në Copa Liberatores

Transferimi në Bolivinë e largët i befasoi të gjithë. Por, Armando Sadiku hyn në histori, si futbollisti i parë shqiptar që luan në Copa Libertadores. Sulmuesi debutoi në turneun që është ekuivalent i Champions në Amerikën Latine, në fitoren 5-0 që skuadra e tij, Bolivar regjistroi përballë uruguaianëve të Wanderers, duke siguruar një biletë në […]

17 March, 2021 13:15 | 0 Komente
Aktualitet

ANALIZA: Serbisë dhe Malit të Zi u ofrohet rrugë më e shkurtër për në BE

Në Bashkimin Evropian janë duke vazhduar përgatitjet që Mali i Zi dhe Serbia të përfshihen në metodologjinë e re të zgjerimit të bllokut, që ishte miratuar në shkurt të vitit 2020. Në një dokument të brendshëm, të përgatitur nga Komisioni Evropian për shtetet anëtare, janë paraqitur hapat përmes së cilave edhe Mali i Zi dhe […]

17 March, 2021 13:04 | 0 Komente
© 2021 Gazeta Tema. All Rights Reserved
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.