
Një ish-parukiere ka marrë lejën e bashkëshortit para se të vdiste të dilte dhe të flinte me meshkuj të tjerë. Ata u takuan në vitin 1999 dhe menjëherë patën një kimi me njëri-tjetrin.
“Në kishim kimi, kaluam shumë mirë në dhomën e gjumit, unë jam nga ato femra që mund të shkoj me orë të tëra, por edhe ai njësoj si unë”, është shprehur Debbie.
Dy vjet pasi u lidhën, Tony sugjeroi hapjen e marrëdhënies me të dashur të tjerë. Debbiet nuk i pëlqeu si ide në fillim sepse mund të krijoheshin xhelozi dhe do humbte besimi.
Më pas Debbie hyri në faqen e internetit Illying Encounters, një një faqe ku mundësohen takime me njerëz të martuar, ku shumë shpejti ajo mori interes të madh.
Tony u bashkua me faqen në internet në 2009 dhe dyshja filloi të kishte shumë takime me të tjerë. Ata nuk kishin frikë të shkonin në takime ose të sillnin të dashurit në shtëpinë e tyre.
Por në vitin 2011, Toni pati shqetësime serioze shëndetësore si sëmundja e mushkërive etj. Ajo u largua nga puna si parukiere për t’u kujdesur për të, në Shtator të 2019 ai pësoi komplikacione pas një operacioni në zemër.
Kur Toni ishte në spital , ai vazhdoi të inkurajonte partneren e tij për të fjetur me burra të tjerë. Ai ndërroi jetë në Janar të vitit të kaluar në 62 vjeç. Debbie ishte e shkatërruar sepse nuk ishte në gjendje t’i thoshte lamtumirë siç duhet për shkak të pandemisë.
Që atëherë ajo ka gjetur ngushëllim tek tre nga burrat me të cilët u miqësua ndërsa burri i saj ishte në spital. Ajo thotë që pasi të përfundojë pandemia do merret me takime të reja dhe Toni do e bekojë atë.