Sport

“Dashuri” mes kryebashkiakes dhe sponsorit/ Shpuza tregon problemet brenda Vllaznisë: Futbollistët 4 muaj pa rroga

Nga F B | 16 March, 2021 16:03

Luan Shpuza, ish futbollist dhe menaxher futbolli, ishte i ftuari i gazetarit Altin Sulçe në “Sport Magazine” në Ora News ku foli mbi situatën që po kalon aktualisht Vllaznia me largimin dhe më pas riafrimin e trajnerit Thomas Brdariç.

Ekipi kuqeblu e shihte veten +11 pikë para ndjekësve të saj, por rënia ishte aq e shpejtë sa tani e sheh veten -2 nga vendi i parë.

Pse kjo zbritje kaq e shpejtë. Çfarë ndodh në Shkodër?

Sipas Shpuzës, njohës i mirë i aktualitetit te Vllaznia, futbollistët kanë 4 muaj pa u paguar, ndërsa akuzoi se klubi nuk ka harmoninë dhe menaxhimin e duhur.

Luan ShpuzaVllaznia e nisi mire deri dy fazat pastaj kanë filluar ashulacionet sepse ti ke qenë një nga kritikët e parë të realitetit mbi situatën te Vllaznia.

Altin SulçeNuk duhet festuar para kohe…

Luan Shpuza: Të them të drejtën, Bradriç bëri punën e një specialist të mirëfilltë. Ai solli një futboll që në Shkodër e dëshironin. Ishin njerëzit të eksituar për të parë atë futboll. Futboll që Vllaznia ka luajtur në vite sepse ka 9 tituj. Por se çfarë ndodhi me Vllazninë në muajin janar, as ndërhynë në merkato….

Altin Sulçe: Morën Avdijajn. Një lojtar që nuk luante te Tirana…

Luan Shpuza: Ishte një zgjidhje e gabuar. Është e misterit. Dhe të them të drejtën ka katër muaj që nuk merren rrogat.

Altin Sulçe: Te Vllaznia?!

Luan Shpuza: Po. Katër muaj që nuk merren rrogat.

Altin Sulçe: Ky është lajm. Jeni I sigurtë?

Luan Shpuza: Muaji I katërt që nuk merren rrogat nga bashkia. Drejtori Sportiv, Marko Djarmanti del nëpër televizione, e kam dëgjuar duke thënë “nuk kemi problem financiare”. Unë jam I brendshëm aty. I di me njerëzit e brendshëm dhe I tregoj. E keqja e kësaj situate te Vllaznia është se nuk po menaxhohet dhe nuk ka harmoni, që nga shitja e Dungës. Ka një dashuri mes kryetares së bashkisë dhe sponsorit. Se si e tek, e dinë ata të dy.

Altin Sulçe: Xhaferri duket një sponsor serioz. Në dijeni time…

Luan Shpuza: Xhaferi është një djalë serioz. E kam mik. Dhe nuk dua ta akuzoj. Njerëzit që ka punësuar ai

Share! Facebook Twitter Whatsapp

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Ministri britanik i Shëndetësisë: Qëndroni të qetë dhe vazhdoni vaksinimin me AstraZeneca

Ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock kërkoi sot të vazhdohej procesi i vaksinimit kundër COVID-19 me AstraZeneca, duke siguruar se nuk kishte prova se ajo shkaktonte mpiksje gjaku. Përdorimi i kësaj vaksine u pezullua si masë parandaluese nga disa vende të shqetësuara për efekte të mundshme anësore. “Nuk ka prova që këto vaksina kanë shkaktuar […]

17 March, 2021 13:40 | 0 Komente
Aktualitet

LETRA/ Basha nuk e kandidoi në Vlorë, Këshilltari i Sigurisë në PD jep dorëheqjen. Gjeneral Ahmetaj: Sekserët kanë pushtuar të djathtën

Ish-këshilltari i sigurisë kombëtare pranë PD Piro Ahmetaj ka dhënë dorëheqjen nga ky funksion. Ahmetaj ka kërkuar dorëheqjen e parevokueshme nga detyra përmes një letre drejtuat strukturave të PD-së. Në letrën drejtuar kreut te PD Lulzim Basha, Ahmetaj shpreh ndjesën për të gjithë ata që mund të ketë lënduar ose zhgënjyer me këtë akt. Ai shpreh […]

17 March, 2021 13:23 | 0 Komente
Aktualitet

Asgjë nuk është siç duket: Kulisat e fushatës, nga Meta te Basha

Fushata për zgjedhjet e 25 prillit, si kurrë ndonjëherë po shfaqet si një fushatë atipike dhe e tillë do të jetë deri në fund. Një fushatë e kondicionuar nga pandemia dhe rregullat anti-Covid, por edhe një fushatë ku nuk kemi vetëm dy palët në garë, ata në pushtet dhe ata në opozitë, por shumë faktorë […]

17 March, 2021 13:19 | 0 Komente
Aktualitet

Sadiku në histori, shqiptari i parë në Copa Liberatores

Transferimi në Bolivinë e largët i befasoi të gjithë. Por, Armando Sadiku hyn në histori, si futbollisti i parë shqiptar që luan në Copa Libertadores. Sulmuesi debutoi në turneun që është ekuivalent i Champions në Amerikën Latine, në fitoren 5-0 që skuadra e tij, Bolivar regjistroi përballë uruguaianëve të Wanderers, duke siguruar një biletë në […]

17 March, 2021 13:15 | 0 Komente
Aktualitet

ANALIZA: Serbisë dhe Malit të Zi u ofrohet rrugë më e shkurtër për në BE

Në Bashkimin Evropian janë duke vazhduar përgatitjet që Mali i Zi dhe Serbia të përfshihen në metodologjinë e re të zgjerimit të bllokut, që ishte miratuar në shkurt të vitit 2020. Në një dokument të brendshëm, të përgatitur nga Komisioni Evropian për shtetet anëtare, janë paraqitur hapat përmes së cilave edhe Mali i Zi dhe […]

17 March, 2021 13:04 | 0 Komente
© 2021 Gazeta Tema. All Rights Reserved
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.