Aktualitet

Eurostat: Shqiptarët me fitimet më të ulëta mujore në Europë, gjysma e punonjësve marrin më pak se 302 euro

Nga L.B | 16 March, 2021 18:32

Me 302 euro në muaj, Shqipëria renditet e fundit në Europë për fitimet mesatare mujore bruto për vitin 2018 të qytetarëve të saj, sipas një publikimi të sotshëm të Eurostat. Këto të dhëna referojnë që gjysma e shqiptarëve fitojnë më pak se 302 euro në muaj dhe gjysma tjetër më shumë.

Më pak në Europë fitojnë dhe banorët e Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë, Turqisë, Serbisë, Malit të Zi (të dhënat për M.Veriut, Malit të Zi, Turqisë janë të vitit 2014). Por, gjithsesi, fitimet mesatare të shqiptarëve në 2018-n ishin 25% më të ulëta sesa të maqedonasve dhe sa gjysma e malazezëve në 2014-n, ndërsa janë 53% e fitimeve mesatare të serbëve në 2018-n. (mungojnë të dhënat për Kosovën).

Sipas Eurostat, fitimet mujore bruto ndryshojnë mjaft në të gjithë BE-në. Në vitin 2018, fitimet mesatare mujore varionin nga 4 057 EUR në muaj në Danimarkë në 442 EUR në Bullgari.

Eurostat shpjegon se mesatarja përcaktohet si një ‘vlerë e mesme’: gjysma e punonjësve fitojnë më pak dhe gjysma tjetër fitojnë më shumë se vlera mesatare e fitimeve. Fitimet mujore bruto i referohen pagave dhe shpërblimeve të fituara nga punonjësit (përfshirë praktikantët) në muajin e referencës (përgjithësisht tetor 2018), para zbritjes së taksave dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore.

Përfshihen pagesa jashtë orarit, shtesat, shpërblimet, komisioni, etj. Fitimet mujore bruto të punonjësve me kohë të pjesshme janë shndërruar në njësi me kohë të plotë.

Së bashku me Danimarkën, në krye të listës ishte Luksemburgu me fitime mesatare prej 3 671 EUR në muaj, pasuar nga Suedia (3 135 EUR), Belgjika (3 092 EUR), Irlanda (3 021 EUR), Finlanda (2 958 EUR) dhe Gjermania (2 891 EUR).

Në skajin tjetër të listës, Bullgaria kishte të ardhurat e saj mesatare mujore prej 442 EUR. Pas saj renditen Rumania me 700 EUR në muaj, Hungaria me 801 EUR dhe Lituania me 809 EUR.

Pagat më të ulëta në të gjitha sektorët

Sipas të dhënave të tjera të Eurostat dhe të instituteve statistikore rajonale, punonjësit shqiptarë marrin pagat më të ulëta në të gjithë sektorët. Psh, sipas INSTAT, paga mesatare në sektorin e “Aktiviteteve Financiare dhe Sigurimit”, që është aktiviteti më i paguar në Shqipëri, për vitin 2019 ishte 107.7 mijë lekë, ose rreth 870 euro në muaj.

Sipas Eurostat, në Gjermani, paga mesatare në sistemin financiar dhe të sigurimeve është rreth 4.4 mijë euro, në Holandë dhe Mbretërinë e Bashkuar arrin në rreth 5 mijë euro, ndërsa rekordin e mban Zvicra, me 9.4 mijë euro në muaj.

Teknologjia e informacionit, në Shqipëri ky profesion paguhet mesatarisht 645 euro, që është të paktën sa gjysma e shtetit që jep më pak për këtë profesion (Bullgaria me rreth 1.3 mijë euro/muaj).

Në vendet e BE-së ata paguhen mesatarisht mbi 2 mijë euro, në Gjermani dhe Mbretërinë e Bashkuar mbi 4 mijë euro dhe rekordin e mbajnë sërish Norvegjia dhe Zvicra më përkatësisht 6.2 dhe 8.2 mijë euro/muaj.

Edhe në rajon paguhemi më pak. Paga mesatare në Shqipëri, në vitin 2019, ishte rreth 420 euro, që është të paktën 30% më e ulët se gjithë vendet e tjera të rajonit.

Pas Shqipërisë renditet Kosova (602 euro), Maqedonia (617 euro), Serbia dhe Bosnja e kanë pagën mesatare rreth 700 euro. Ndërsa më shumë paguhen punonjësit në Mal të Zi, mesatarisht me 770 euro, sipas të dhënave nga institucionet statistikore përkatëse.

Share! Facebook Twitter Whatsapp

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Ministri britanik i Shëndetësisë: Qëndroni të qetë dhe vazhdoni vaksinimin me AstraZeneca

Ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock kërkoi sot të vazhdohej procesi i vaksinimit kundër COVID-19 me AstraZeneca, duke siguruar se nuk kishte prova se ajo shkaktonte mpiksje gjaku. Përdorimi i kësaj vaksine u pezullua si masë parandaluese nga disa vende të shqetësuara për efekte të mundshme anësore. “Nuk ka prova që këto vaksina kanë shkaktuar […]

17 March, 2021 13:40 | 0 Komente
Aktualitet

LETRA/ Basha nuk e kandidoi në Vlorë, Këshilltari i Sigurisë në PD jep dorëheqjen. Gjeneral Ahmetaj: Sekserët kanë pushtuar të djathtën

Ish-këshilltari i sigurisë kombëtare pranë PD Piro Ahmetaj ka dhënë dorëheqjen nga ky funksion. Ahmetaj ka kërkuar dorëheqjen e parevokueshme nga detyra përmes një letre drejtuat strukturave të PD-së. Në letrën drejtuar kreut te PD Lulzim Basha, Ahmetaj shpreh ndjesën për të gjithë ata që mund të ketë lënduar ose zhgënjyer me këtë akt. Ai shpreh […]

17 March, 2021 13:23 | 0 Komente
Aktualitet

Asgjë nuk është siç duket: Kulisat e fushatës, nga Meta te Basha

Fushata për zgjedhjet e 25 prillit, si kurrë ndonjëherë po shfaqet si një fushatë atipike dhe e tillë do të jetë deri në fund. Një fushatë e kondicionuar nga pandemia dhe rregullat anti-Covid, por edhe një fushatë ku nuk kemi vetëm dy palët në garë, ata në pushtet dhe ata në opozitë, por shumë faktorë […]

17 March, 2021 13:19 | 0 Komente
Aktualitet

Sadiku në histori, shqiptari i parë në Copa Liberatores

Transferimi në Bolivinë e largët i befasoi të gjithë. Por, Armando Sadiku hyn në histori, si futbollisti i parë shqiptar që luan në Copa Libertadores. Sulmuesi debutoi në turneun që është ekuivalent i Champions në Amerikën Latine, në fitoren 5-0 që skuadra e tij, Bolivar regjistroi përballë uruguaianëve të Wanderers, duke siguruar një biletë në […]

17 March, 2021 13:15 | 0 Komente
Aktualitet

ANALIZA: Serbisë dhe Malit të Zi u ofrohet rrugë më e shkurtër për në BE

Në Bashkimin Evropian janë duke vazhduar përgatitjet që Mali i Zi dhe Serbia të përfshihen në metodologjinë e re të zgjerimit të bllokut, që ishte miratuar në shkurt të vitit 2020. Në një dokument të brendshëm, të përgatitur nga Komisioni Evropian për shtetet anëtare, janë paraqitur hapat përmes së cilave edhe Mali i Zi dhe […]

17 March, 2021 13:04 | 0 Komente
© 2021 Gazeta Tema. All Rights Reserved
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.