Aktualitet

FOTOT: Jeta e re e Lichtsteiner, nga mbrojtës në dyqan orësh

Nga S B | 16 March, 2021 15:01

Për t’u shkëputur më parë nga puna, duhet të kërkojë leje, edhe pse këtë herë do të ketë një shef ndryshe. Stephan Lichtsteiner, “Swiss Express”, por edhe “Liftsteiner”, i quajtur kështu pas një gare me ashensorin në një reklamë të Puma-s. Ish mbrojtësi i Lazio, Juventus e Arsenal, ka nisur një praktikë në një dyqan orësh luksoze. Stephan foli për këtë në një intervistë për “20 minuten” pasi e kishte zbuluar më parë në mediat sociale. “Është një botë që e kam dashur gjithmonë, dua të di gjithçka”.

Lichtsteiner do të punojë tek Maurice de Mauriac, një kompani me qendër në Zyrih e themeluar nga Daniel Dreifuss. Në Instagram ata e kanë njoftuar ‘blerjen’ kështu: “Ki kujdes, mbërrin në kohë!”. Praktikant në moshën 37 vjeçare pas një jete në futboll, lart e poshtë në krahë me skema që janë bërë ikona: Pirlo-Lichtsteiner-gol. Aq, kult, sa u bë një spot në tryezë: “Andrea, a mund të më kalosh kripën?”. E xhiruar në kuzhinë dhe transmetuar në kanalet zyrtare të Juventusit dhjetë vjet më parë, pas golit të parë në histori në Allianz nga “Steph” (me asist të numrit 21).

Treqind ndeshje në Serie A dhe 15 gola, në verë ai u tërhoq nga futbolli pas 108 ndeshjeve me Zvicrën dhe 16 trofeve të fituara në Itali (përfshirë 7 tituj kampionati radhazi me Juven). “Mbrojtja është një art – tha ai -, ashtu si bërja e orëve. Mjafton të ktheni një vidë të vogël për të marrë një efekt të shkëlqyer”. Tani ai duhet të punojë me saktësi dhe të provojë veten në një mjedis tjetër. Edhe pse ëndrra e tij është të bëhet trajner: “Unë do t’i fus të gjitha përvojat e mundshme në çantën e shpinës”. Si, praktikë në dyqanin e orëve.

Nëse nuk do të kishte qenë futbollist do të kishte punuar në një bankë. Në moshën njëzet vjeç ai bëri një praktikë gjashtëmujore në Credit Suisse, gjithashtu në Zyrih: “Shkolla, puna, trajnimi. Unë shkoja andej-këtej”. Lichtsteiner luante për Grasshoppers, ishte një lojtar premtues por ende nuk e dinte fatin e tij: “Prindërit e mi donin që unë të kisha një alternativë”. Kështu që gjashtë muaj pas tavolinës si “formacion”.

Share! Facebook Twitter Whatsapp

2 komente në “FOTOT: Jeta e re e Lichtsteiner, nga mbrojtës në dyqan orësh”

  1. ⚙️Ingranazhi says:

    Me nje karier te sukseshme si te ketij(edhe ekonomike)ç’do njeri tjeter do shiste pordhe,jo ora !!!
    Bravo!

  2. ore ndreqesi says:

    Bota qe ofron industria e oreve eshte dicka e mrekullueshme, qe jo shume vete e dine. Personalisht jam i apasionuar pas oreve dhe e kam hobi riparimin e tyre.
    Historia se si me lindi ky interes i vecante lidhet me nje ore te vjeter te prodhuar ne 1947-ten nga dy mjeshtra zvicerane dhe me kapaket prej floriri te prodhuara ne Melburn te Australise nga kompania “Handley”. Kete ore e kam te vetmin kujtim nga babai qe na la ne moshe te re.
    Kam kerkuar gjithandej, brenda e jashte Shqiperise, per ta riparua, por askush nuk e merrte persiper, keshtu qe i hyra vete kesaj aventure.
    Si fillim gjeta disa libra te vjeter qe flisnin per “vintage watches”, oret me kurdisje deri 15 guresh. Sipas keshillave te autoreve te ketyre librave, bleva disa paisje dhe vegla te tjera te thjeshta si dhe disa ore te vjetra me te cilat fillova te praktikoja dijenite qe mora prej ketyre librave. Se fundi, fillova te punoj me oren e tim eti dhe mbas me se 40 vjetesh ne pushim, ajo filloi te punoje.
    Duke kerkuar ne internet informacione ne lidhje me oret, kam njohur individe te profesioneve nga me te ndryshmet ne mbare boten qe kane pasion oret dhe riparimin e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Ministri britanik i Shëndetësisë: Qëndroni të qetë dhe vazhdoni vaksinimin me AstraZeneca

Ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock kërkoi sot të vazhdohej procesi i vaksinimit kundër COVID-19 me AstraZeneca, duke siguruar se nuk kishte prova se ajo shkaktonte mpiksje gjaku. Përdorimi i kësaj vaksine u pezullua si masë parandaluese nga disa vende të shqetësuara për efekte të mundshme anësore. “Nuk ka prova që këto vaksina kanë shkaktuar […]

17 March, 2021 13:40 | 0 Komente
Aktualitet

LETRA/ Basha nuk e kandidoi në Vlorë, Këshilltari i Sigurisë në PD jep dorëheqjen. Gjeneral Ahmetaj: Sekserët kanë pushtuar të djathtën

Ish-këshilltari i sigurisë kombëtare pranë PD Piro Ahmetaj ka dhënë dorëheqjen nga ky funksion. Ahmetaj ka kërkuar dorëheqjen e parevokueshme nga detyra përmes një letre drejtuat strukturave të PD-së. Në letrën drejtuar kreut te PD Lulzim Basha, Ahmetaj shpreh ndjesën për të gjithë ata që mund të ketë lënduar ose zhgënjyer me këtë akt. Ai shpreh […]

17 March, 2021 13:23 | 0 Komente
Aktualitet

Asgjë nuk është siç duket: Kulisat e fushatës, nga Meta te Basha

Fushata për zgjedhjet e 25 prillit, si kurrë ndonjëherë po shfaqet si një fushatë atipike dhe e tillë do të jetë deri në fund. Një fushatë e kondicionuar nga pandemia dhe rregullat anti-Covid, por edhe një fushatë ku nuk kemi vetëm dy palët në garë, ata në pushtet dhe ata në opozitë, por shumë faktorë […]

17 March, 2021 13:19 | 0 Komente
Aktualitet

Sadiku në histori, shqiptari i parë në Copa Liberatores

Transferimi në Bolivinë e largët i befasoi të gjithë. Por, Armando Sadiku hyn në histori, si futbollisti i parë shqiptar që luan në Copa Libertadores. Sulmuesi debutoi në turneun që është ekuivalent i Champions në Amerikën Latine, në fitoren 5-0 që skuadra e tij, Bolivar regjistroi përballë uruguaianëve të Wanderers, duke siguruar një biletë në […]

17 March, 2021 13:15 | 0 Komente
Aktualitet

ANALIZA: Serbisë dhe Malit të Zi u ofrohet rrugë më e shkurtër për në BE

Në Bashkimin Evropian janë duke vazhduar përgatitjet që Mali i Zi dhe Serbia të përfshihen në metodologjinë e re të zgjerimit të bllokut, që ishte miratuar në shkurt të vitit 2020. Në një dokument të brendshëm, të përgatitur nga Komisioni Evropian për shtetet anëtare, janë paraqitur hapat përmes së cilave edhe Mali i Zi dhe […]

17 March, 2021 13:04 | 0 Komente
© 2021 Gazeta Tema. All Rights Reserved
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.