Editorial

 LDK e re, që ka përballë Albin Kurti

Nga b m | 16 March, 2021 18:38

Nga Mero Baze

Zgjedhjet në Lidhjen Demokratike të Kosovës kanë krijuar një frymë shprese, se udhëheqësi i ri i kësaj partie, Lumir Abdixhiku do të mundë të ringrejë partinë më të vjetër të Kosovës, e cila ka tani liderin më të ri politik të Kosovës, në krye të saj.

Abdixhiku, një ekonomist i ri, i shkolluar në Britani të Madhe, që vjen në politikë nga bota e shkencës ekonomike, është pranuar pa kontestim nga gjithë rivalët në garë dhe me plot nervozizëm nga “Vetëvendosja”, pasi ka mandate të marrë vendime të rëndësishme për strategjinë politike të Lidhjes Demokratike.

Por vendimi i tij kryesor, është mbyllja e plagës që i ka shkaktuar Lidhjes Demokratike, përçarja para zgjedhjeve.

Nga pikëpamja politike, zgjedhja e një lideri të ri në krye të LDK, i ka fshirë të gjitha arsyet përse Vjosa Osmani dhe lista e saj, ikën nga LDK drejt Vetëvendosjes.

Konflikti i tyre me Isa Mustafën dhe drejtuesit politik të LDK-së, nuk ka më palë në LDK. Arsyet pse ata janë ndarë nga LDK, kanë vdekur.

Tani ka mbetur gjallë vetëm shpresa e tyre për të bërë karrierë si pjesë e Vetëvendosjes, dhe jo LDK-së.

Në këtë aspekt, vendimi më i vështirë i liderit të ri të LDK-së, është qasja ndaj Qeverisë “Kurti” dhe zgjedhjeve për president.

Dhe këtu ka dy rrugë.

Ose të pranojë mandatin katër vjeçar të Albin Kurtit, duke ja tërhequr më parë pjesën e LDK-së, ose të fillojë punën në ditën zero, si opozitar i pamëshirë ndaj tij, deri në fund.

Opsioni i parë mund të vendoset me zgjedhjen e presidentit. Vjosa Osmani po kërkon të bëhet presidente me votat e LDK-së në sale, për t’i shërbyer Vetëvendosjes.

Disa zëra nga LDK kanë mbështetur opsionin të qëndrojnë në sallë, duke ja bërë kuorumin Vjosa Osmanit, me arsyetimin se “ja kanë bërë dhe Thaçit” .

E vërteta është që ja kanë bërë Thaçit kuorumin, por e vërteta më e madhe është se kanë bashkëqeverisur me Thaçin.

Hashim Thaçi është kandiduar për president sipas marrëveshjes së koalicionit të dy partive më të mëdha, PDK dhe LDK, si rezultat i së cilës, lideri i LDK-së, Isa Mustafa, u bë kryeministër.

Pra kishin një marrëveshje politike me të, duke marrë PDK presidentin e LDK kryeministrin, pas situatës së ngrirë që u krijua nga zgjedhjet e vitit 2014.

Edhe në këtë rast, kuorumi duhet të ofrohet kundrejt një marrëveshje politike me listën e Vjosës. Nëse Vjosa kërkon të bëhet presidente me votat e LDK, atëhere të bëjë marrëveshje politike me LDK, ta rikthejë listën e deputetëve të saj në LDK dhe vetë të bëhet presidente.

Kështu ka kuptim, pasi i kthen LDK-së atë që i ka marrë, dhe merr prej LDK-së, atë që i duhet.

Edhe ashtu, deputetët e Vjosës do jenë pa identitet në Vetëvendosje, nëse ajo bëhet president, dhe do kthehen thjesht në shërbëtorë të Albin Kurtit.

Nëse ata pranojnë të rikthehen në LDK, meqë arsyet përse ata janë ndarë, kanë vdekur, atëhere mund të diskutohet që LDK t’i bëj kuorumin Vjosës, si kontribut i LDK-së. Por kurrsesi s’ka asnjë detyrim t’i bëj kuorum një kandidateje të Albin Kurtit.

Opsioni i dytë është që të mos hyjë fare në këto bisedime dhe t’i shpallë luftë Qeverisë “Kurti”, që në seancën e parë, përmes një llogjike konstruktive ekonomike, që Kurtit i mungon, dhe natyrisht përmes identitetit të LDK-së, e cila është partia shtetformuese e Kosovës dhe ka përballë dikë që akoma nuk ka njohur as shenjat e shtetit të Kosovës, dhe as prioritetet e aleatëve historikë të saj.

Të dyja janë opsione që e forcojnë LDK-në dhe nuk e poshtërojnë atë. Ofertat e tjera për t’u kthyer në shërbëtorë të Vetëvendosjes e çojnë drejt shkrijes LDK-në.

Askush nuk ka nevojë të votojë një patericë të Vetëvendosjes kur e ka mundësinë të votojë direkt Vetëvendosjen si opsion. Me gjithë Vjosën brenda.

Share! Facebook Twitter Whatsapp

28 komente në “ LDK e re, që ka përballë Albin Kurti”

  1. Andi says:

    Llogjike e hekurt.Te gjitha pikat mbi i.Keshilla te arta pa pagese.

  2. Teuta says:

    Kryetari nuk e ben partine, kjo eshte mendesi enveriane. LDK ka gjakun e prishur, nuk mund te ndryhsoje se ndryshoi kryetari ai eshte I brumuar me ate ideologji pjelle e beogradit

  3. Bato MATO says:

    I nderuar Mero.
    Keni bërë një analizë tepër të saktë, me llogjikë dhe mprehtësi politike dhe organizative bashkë, për rrugëtimin e mëtejshëm perspektiv të LDK-së.
    Mendoj se, mund të shtohet që, duhet shpresuar që Kryetari i Ri i LDK-së, zoti Lumir ABDIXHIKU, të shkëputet MENJËHERË nga ndikimi, suaza dhe tutela e ish kryetarit Isa MUSTAFA.
    Sepse, mund të bëhet një kopje e keqe e Luli BASHËS, që edhe për të shurruar, duhet të marrë lejen e Sali BERISHËS.
    Në rast se nuk shkëputet MENJËHERË, ky ndryshim nuk është ndryshim, por një shtatzani e DËSHTUAR.
    Të shpresojmë në karakterin dhe dinjitetin e zotit ABDIXHIKU,për rivendosjen e kuotave politike dhe të dinjitetit të kesaje partie në opinionin kosovar.
    I urojmë sukses.

  4. Korabi says:

    Mire e ke Mero po une jam mosbesues per drejtuesit e LDK,vec kryetarit te tjeret jane ata qe ishin,prandaj kam frike se Lumir Abdixhiku do jet kopje e Lulzim Bashes.

  5. taksapaguesi says:

    O meroooo thuaji ketij qe te ka bere faqen e re ti ule numrin e germave se na hoqe trurin. I thuaj ti vendos 16px.

    Na qerove nga syte!

  6. fuati says:

    LDK duhet te eci ne gjurmet e Ibraim Rugoves e jo ne idjotet Albin Kurti e Vjosa Osmani…..

  7. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

    Teute!
    LDK-ja nuk e ka gjakun e prishur. Gjaku i saj eshte gjaku i Skenderbeut, Pjeter Bogdanit, Hasan Prishtines, Qerqiz Topullit, Papa Kristo Negovanit …

  8. Alba.ny says:

    Mero përshëndetje.
    Dizajni i ri ta ka prishur gazetën. Nuk hapen artikujt. Mos harro që lexuesit nga NY në LA e lexojnë gazetën 6-9 orë pas jush. Nëse nuk i do këta lexues, është tjetër punë.

    1. Shqiptari Ilirise says:

      KE SH.TË DREJTË!KY DIZAJN TA KA PRISHUR GAZETËN MERO!!!
      KTHEJE SI ISHTE!!
      UNË NUK E LEXOJ MË!

  9. Sonja says:

    Mero, je bere si lider shpirteror i Ldk, boll ta inspirosh kunder VV. Pse nuk i hyn politikes? Me kete logjike, mqs Rama i friksohet efektit Kurti, ti je mbi Kurtin dhe me rregull treshi behesh Kryeminister! Apo je thjeshte ideolog! Mos po ja ben vetes me sy o Mero? Se rendon keshtu ndodh, pas shkelqimit vjen renia…

  10. hasan says:

    …Me vjen keq po faqja e mepareshme e Temes ishte shumeeeeeeeee me e mire,c’eshte kjo faqja e re kaq e shemtuar?! Ktheje sic ishte o Meroooo! Te lutem ktheje se nuk lexohet as shihet me syyyyy….

  11. NjeQytetarOptimist says:

    Jo moj Teute jo se edhe kryetari ne shtet Albiniane nuk ka celsat e kashtes sic mendon ti prandaj eshte kryetar.. Sipas teje ti hapin rruge gomarit para kalit.. Po meqe jane pjelle Beogradase (qe me jeni bere me mentalitet si Saliu antikomunist por me tesere te kuqe ne xhept) dhe me gjak te prishur, une mendoj t’ja japin te gjitha edhe krricit edhe kllockes per 4 vjet qe te prisni “mrekullite” e rradhes. Dhe mbas 4 vjetesh (do marri me pak), do jeni ju pastaj qe do luteni per zgjedhje te parakohshme. Shpresoj qe LDK-e ti hapi rruge juve ciliminjve (qe s’keni koncept shtetberje) dhe ta beni detin kos..

  12. Papi says:

    O mere djali shkruaj direkt kunder vv se eshte me burrnore
    Ceshte kjo analize lavire
    Vendimi i pare i liderit te ri i ldk ishte dhenia e titullit mustafes “kryetar nderi” nje kryetar qe humb njeheresh 60% te elektoratit i vetmi titull qe e pret eshte “mut nderi” tani edhe kosova ka bashen e vet gjithashtu edhe berishen e vet (isen) sepse isa nqs do kishte ndermend te hapte rruge sot kryetar e ldk do ishte vjosa
    Ti po na thua qe vjosa duhet te kthehet ne shtepi pa marre parasysh qe ka dyfishin e votuesve te ldk-s ti partite i konsideron ne baze te pronsise jo ne baze te numrave nqs abdixhiku ka integritet do i thonte vjoses duhet te bashkojme partine me ty kryetare sepse ishte elektorati i ldk qe zgjodhi vjosen jo isen
    Mos ki merak per vjosen presidente sepse ajo dhe vv kane kerku vote pa asnje lloj kushti ndryshe ne zgjedhje te reja pastaj ska fare nevoje me parashiku sesi do jene rezultatet
    ldk zhduket fare dhe elektorati i kalon krejt vjoses
    Historia e ldk vitin e fundit eshte jurisprudence per politikanet e tiranes qe duan te dalin nga hija e ndermarjeve private qe quhen parti
    Ky eshte nderrim brezash jo vetem te ideve
    Vetem ne në shqiperi kemi akoma tipa si ruçi,berisha

  13. Draper dhe Cekan says:

    Merua sikur kishte punesuar xha beqon me syzet me nje xham per faqen e re
    Nje resht 3 fjale
    Tek kreu lajmeve kryesore nje reshkitje djathtas nga 1 te 4
    Lere me pastaj ai qe ka bere website ka mbaruar shkollen e bujqesise per krasitje pemesh

  14. Draper dhe Cekan says:

    Opsioni 2 lufte vetvendosjes direkt eshte stili sali berishes dhe mona putona me kukullen lule bashen
    Akoma ske zene mend qe ne lufte e ha populli jo kryekaret e partive
    Kujtova se dije dicka po ti sdike asgje
    Albin kurti eshte votuar per 4 vjet te tjera nga Kosova dhe ti duhet ta respektosh ate mareveshje vetvendosje – popull
    Gjykoje ne 2024
    Jepini shansin dhe kohen albinit mos u beni si sali prostituta

  15. Rezi vlore says:

    Ldk sduhet te ekzistoj fare se esht krijese e serbve kjo perralla e partise shtetformuese te ben vetem per te qeshur

  16. Rouge Fox says:

    Analiza ngjan sikur autori èshtè njè gjykatès i mirè, qè dèshiron tè vendosè njè barazi midis palève. Mè jep deputetèt qè mi ‘vodhi’ Vjosa t’ju jap votat qè Ajo tè zgjidhet deputete, kèshtu qè haka kthehet tek i zoti dhe bèhemi baras. Mirpo thellè thellè, ose hollè hollè, nuk do ti leverdisè Albinit, pasi atijè i intereson numri i deputetève shumè mè tepèr se votat pèr presidentin. Pasi nè kètè rast Ai pèr tè qeverisur i duhet njè aleancè. Sido qè tè ndodhè idea e zotit Baze èshtè nè interes tè Kosovès dhe mè pas tè LDK. Pèr idetè e mija LDK si parti e vjetèr ka edhe intelektualè tè pregatitur ,por qè do tè kenè vèshtirèsi tè gjejnè rrugè dhe motive tè reja pèr tu rikthyer nè rekordet e shkuara, pavarèsisht nga kèshillat e çmuara tè autorit i cili kètè altruizèm e bèn se i dhimset LDK, apo pèr t’ju kundèrvènè VV?

  17. Visi says:

    Mero ke bërë një gabim trashanik.Vjosa nuk ia mori votuesit LDK së por votuesit e LDK së votuan Vjosën.
    Dhe këta votues që e bënë këtë ndryshim janë pjesa më e vetëdijshme e shoqërisë Kosovare sepse nuk shkuan si dele prapa liderit të partisë por
    votuan me kokën e tyre dhe me këtë ia kanë bërë të qartë të gjithë liderëve por edhe Albinit se nëse nuk punojnë për interesa të popullit do të ndëshkohen.

  18. NNP says:

    TAMAM ANALIZE LAVIRE E NDYRE
    KORBI NUI NXJERR SYTE KORBIT
    KY LUMEMADHI E SHPALLI KRYETAR NDERI LEPITKEN E DIKURSHME TE MILLOSHEVICIT..ISE MUTIN KURSE MERUSHJA E BEN FAKT TE KRYER RINOVIMIN E LDK VETEM SEPSE ZGJODHI NJE KOKOROSH ANTIALBIN
    MJERIM PER TY MERUSHE

  19. Emigranti says:

    Po mirë,
    Këto deputetët nuk janë njerëz me mendje e intelekt? A nuk kanë ato edhe një elektorat të tyrin që u jep votat?
    Janë përmendur si plaçkë për tu shit. Sikur po shkëmben Bitcoin me Dogecoin , ose sikur po mbledh kecat për të bërë tufën.

  20. Mark says:

    Or ti Mero Labi

    Ia ke futur si mushka peles
    Formatim/“ribivim” idiot

    Ky format eshte ibreti alem… njelloj sikur ke perdorur xham zmadhues per miope 90-vjecar

    Lexuesit e rregullt nuk jane as 90-vjecare e as miope

    Ruaj madhesine standard te vogel te germave, ate qe perdorin thuajse te gjithe website-t, pra ate qe kishe me pare

    More vesh ? Mora thuaj !

    KTHEU nde ORIGJINE

  21. Mark says:

    Or ti Mero Labi

    Ia ke futur si mushka peles
    Formatim/“rinovim” idiot

    Ky format eshte ibreti alem… njelloj sikur ke perdorur xham zmadhues per miope 90-vjecar

    Lexuesit e rregullt nuk jane as 90-vjecare e as miope

    Ruaj madhesine standard te vogel te germave, ate qe perdorin thuajse te gjithe website-t, pra ate qe kishe me pare

    More vesh ? Mora thuaj !

    KTHEU nde ORIGJINE

  22. astrit says:

    Mero lodhesh kot me dokra t’hinit. VV do qeverise te pakten kater vjet, Vjosa Osmani do zgjidhet presidente, LDK do vazhdoje te bluje veten, partite e tjera ne qofte se kane mend te bashkohen e te qyteterohen ne te kunderten askush ne kosova nuk ka nevoje per to.

  23. lexuesi says:

    Taksapagues: germat jane OK, por nderro syzet.

  24. E èma e Zeqos says:

    I mèsuar me “logjikèn” e çetave plaçkitèse, herè te Saliu, e sot tek Edi, bota e Ymerit nga Çepani, funksionon gjithmonè me qèllimin e asaj qè do marri ky vetè si plaçkè lufte.
    Pèrballè Albin Kurtit, kèto presione, nuk kanè funksionuar nè tè kaluarèn dhe nuk pijnè ujè as sot.
    LDK e provoi njèherè, dhe ja ku janè sot, me njè grusht deputetè tè mbetur.
    Nèse nuk votojnè Vjosèn, mund tè shkojnè pèrsèri nè zgjedhje.
    Shqiptarèt nè Kosovè, do e dinè shkakun.
    By By LDK.

  25. moko says:

    Mos e qelb me me Albinin dhe Kosoven.Tie ndrite me Salinjt,Metat,Edvinet,Lulet qe shkateruan nje komb dhe po i jep mend kosoves.Oborin tend e ke te mbushur me qelbesirat dhe llumin,me hajna e hajdute,maskarenj e vrases,e ke nje popull qe kerkon te ike nga syte kembet dhe i jep mend Albinit.Do e shohesh edhe Albinin ne Tirane.Kush shqiptar voton per kete klase te ndyure politike qe 30 vjet vetem ka vjedhur?Si mund te votohen hajnat? Mero 20% nga 3.800.800 njerez qe kane te drejte te votojne,do shkojne te kutite e votimit,e mos u çudit kur te shohesh Albinin ne parlament.Jane intelektualet,artistet,te rinjte,profesoret,e shtresa me e larte qe ka vuajtur 30 vjet nga kjo klase politike qe nukduron dot me kete megalomani,te Ervinit,mashtrimet e Lulushit dhe poshtersite e Metes e Saliut.A votohen sot keto mostra? E te mençurit nuk mund ta bejne,ose nuk do dalin fare,ose Alvinin ne fitore.

  26. realisti says:

    LDK eshte parti e themeluar nga UDB e milosevicit per tu ikur konflikteve ne Kosove si ndodhi ne Kroaci,Bosnje..dhe shpernguljen heshtazi te shqiptareve.Kjo parti qe ishte e paprekur nga pushteti i millosevicit,me propaganden rankoviciste-miloseviciane ka sulmuar dhe shpife pa skrupull kundra te gjithe elementeve kombetare shqiptare,qe donin largimin e serbise me gjithe metodat e mundshme .Pjesa dermuese e kesaj partie haptas ose kamufluar kane punuar dhe punojne edhe sote per kriminalizimin e UCK,ShIK,kane qene gjithmon kundra Shqiperis ,duke e heshtur dhunen e milosevicit,udb……kolaboracionisteve te kesaj partie qe i sherbyen okupatorit.Te gjithe ata qe kuptuan qellimin e vertete te kesaj partie u larguan nga kjo parti.Zhdukja e kesaj partie eshte fitotre per Kosoven.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Ministri britanik i Shëndetësisë: Qëndroni të qetë dhe vazhdoni vaksinimin me AstraZeneca

Ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock kërkoi sot të vazhdohej procesi i vaksinimit kundër COVID-19 me AstraZeneca, duke siguruar se nuk kishte prova se ajo shkaktonte mpiksje gjaku. Përdorimi i kësaj vaksine u pezullua si masë parandaluese nga disa vende të shqetësuara për efekte të mundshme anësore. “Nuk ka prova që këto vaksina kanë shkaktuar […]

17 March, 2021 13:40 | 0 Komente
Aktualitet

LETRA/ Basha nuk e kandidoi në Vlorë, Këshilltari i Sigurisë në PD jep dorëheqjen. Gjeneral Ahmetaj: Sekserët kanë pushtuar të djathtën

Ish-këshilltari i sigurisë kombëtare pranë PD Piro Ahmetaj ka dhënë dorëheqjen nga ky funksion. Ahmetaj ka kërkuar dorëheqjen e parevokueshme nga detyra përmes një letre drejtuat strukturave të PD-së. Në letrën drejtuar kreut te PD Lulzim Basha, Ahmetaj shpreh ndjesën për të gjithë ata që mund të ketë lënduar ose zhgënjyer me këtë akt. Ai shpreh […]

17 March, 2021 13:23 | 0 Komente
Aktualitet

Asgjë nuk është siç duket: Kulisat e fushatës, nga Meta te Basha

Fushata për zgjedhjet e 25 prillit, si kurrë ndonjëherë po shfaqet si një fushatë atipike dhe e tillë do të jetë deri në fund. Një fushatë e kondicionuar nga pandemia dhe rregullat anti-Covid, por edhe një fushatë ku nuk kemi vetëm dy palët në garë, ata në pushtet dhe ata në opozitë, por shumë faktorë […]

17 March, 2021 13:19 | 0 Komente
Aktualitet

Sadiku në histori, shqiptari i parë në Copa Liberatores

Transferimi në Bolivinë e largët i befasoi të gjithë. Por, Armando Sadiku hyn në histori, si futbollisti i parë shqiptar që luan në Copa Libertadores. Sulmuesi debutoi në turneun që është ekuivalent i Champions në Amerikën Latine, në fitoren 5-0 që skuadra e tij, Bolivar regjistroi përballë uruguaianëve të Wanderers, duke siguruar një biletë në […]

17 March, 2021 13:15 | 0 Komente
Aktualitet

ANALIZA: Serbisë dhe Malit të Zi u ofrohet rrugë më e shkurtër për në BE

Në Bashkimin Evropian janë duke vazhduar përgatitjet që Mali i Zi dhe Serbia të përfshihen në metodologjinë e re të zgjerimit të bllokut, që ishte miratuar në shkurt të vitit 2020. Në një dokument të brendshëm, të përgatitur nga Komisioni Evropian për shtetet anëtare, janë paraqitur hapat përmes së cilave edhe Mali i Zi dhe […]

17 March, 2021 13:04 | 0 Komente
© 2021 Gazeta Tema. All Rights Reserved
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.