Aktualitet

Pse Donald Trump sulmon Meghan Markle?

Nga L.B | 16 March, 2021 21:30

“Ajo nuk është e mirë! Unë e kam thënë më parë, dhe tani të gjithë e shohin që kisha të drejtë,” tha Donald Trump për Meghan Markle pasi ajo dhe Princi Harry hapën shpirtrat dhe zemrat e tyre për Oprah Winfrey dhe audiencat televizive në të gjithë botën.

Por ish-presidenti i SHBA nuk e konsideron Meghan Markle thjesht të keqe. Sipas tij, ajo është gjithashtu një person shumë i fuqishëm që është në gjendje të shkatërrojë karrierën e dikujt me një lëvizje.

Të paktën kjo është ajo që ish-këshilltari i lartë i Trump, Jason Miller, tha gjatë një performance në podcastin e Steve Bannon:

“Kur fola me presidentin këtë mëngjes, ai më tha: ‘Tani po shfaqet se ç’është Meghan. Nëse thua ndonjë gjë negative për të, ajo të shkatërron’”.

“Shikoni Piers”, citon Daily Mail Miller të thoshte, duke kujtuar se si Piers Morgan dha dorëheqjen nga emisioni ‘Good Morning Britania’ sepse u sulmua pasi bëri deklarata negative në lidhje me Meghan Markle.

Trump, ashtu si Piers, nuk është i magjepsur nga karakteri dhe feminiteti i gruas së Princit Harry. Gjysmë viti më parë, pasi Duka dhe Dukesha e Sussex folën në Time TV për rëndësinë e votimit në zgjedhjet presidenciale të SHBA, si dhe luftën kundër gjuhës së urrejtjes në mediat sociale, duke lënë të kuptohet se vota do shkonte për Joe Biden , Trump u sul mbi Meghan Markle.

“Unë nuk jam adhurues i Meghan Markle. Unë i uroj fat Harry-it në martesën e tij, pasi ai patjetër do të ketë vuajtje për të,” tha Trump në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë në fund të shtatorit.

Share! Facebook Twitter Whatsapp

5 komente në “Pse Donald Trump sulmon Meghan Markle?”

  1. Kapterri says:

    Nuk ka halle të tjera bla kokërosaku?

  2. k says:

    Interesant fakti qe flet buri i Melanis!

  3. Mesiguri qe ja ka lyp ksaj dikur dhe
    Meghan e ka refuzuar .
    Kuptohet qarte gjithcka qe kemi te bejme me nji hakmarrje
    prej Perversi te ndyre !
    Qeka aq pervers i ndyre dhe akoma me ndot ,Hakmarres ndaj femres,
    sikur e ka pas problem per femra ky Maskara i dhunshem .
    Turp o maskara .gjeka kohe edhe ne kto situata qe ndodhet ,
    para denimit nga Drejtesia per sulmin e organizoj vs Kapitol,
    te merret edhe me Meghan lol !!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  4. Fukaraji20 says:

    Kur merresh me njerez te nivelit te ulet keshtu ndodh bie ne kurthin e tyre te sherreve dhe historive jo te kendeshme.!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Ministri britanik i Shëndetësisë: Qëndroni të qetë dhe vazhdoni vaksinimin me AstraZeneca

Ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock kërkoi sot të vazhdohej procesi i vaksinimit kundër COVID-19 me AstraZeneca, duke siguruar se nuk kishte prova se ajo shkaktonte mpiksje gjaku. Përdorimi i kësaj vaksine u pezullua si masë parandaluese nga disa vende të shqetësuara për efekte të mundshme anësore. “Nuk ka prova që këto vaksina kanë shkaktuar […]

17 March, 2021 13:40 | 0 Komente
Aktualitet

LETRA/ Basha nuk e kandidoi në Vlorë, Këshilltari i Sigurisë në PD jep dorëheqjen. Gjeneral Ahmetaj: Sekserët kanë pushtuar të djathtën

Ish-këshilltari i sigurisë kombëtare pranë PD Piro Ahmetaj ka dhënë dorëheqjen nga ky funksion. Ahmetaj ka kërkuar dorëheqjen e parevokueshme nga detyra përmes një letre drejtuat strukturave të PD-së. Në letrën drejtuar kreut te PD Lulzim Basha, Ahmetaj shpreh ndjesën për të gjithë ata që mund të ketë lënduar ose zhgënjyer me këtë akt. Ai shpreh […]

17 March, 2021 13:23 | 0 Komente
Aktualitet

Asgjë nuk është siç duket: Kulisat e fushatës, nga Meta te Basha

Fushata për zgjedhjet e 25 prillit, si kurrë ndonjëherë po shfaqet si një fushatë atipike dhe e tillë do të jetë deri në fund. Një fushatë e kondicionuar nga pandemia dhe rregullat anti-Covid, por edhe një fushatë ku nuk kemi vetëm dy palët në garë, ata në pushtet dhe ata në opozitë, por shumë faktorë […]

17 March, 2021 13:19 | 0 Komente
Aktualitet

Sadiku në histori, shqiptari i parë në Copa Liberatores

Transferimi në Bolivinë e largët i befasoi të gjithë. Por, Armando Sadiku hyn në histori, si futbollisti i parë shqiptar që luan në Copa Libertadores. Sulmuesi debutoi në turneun që është ekuivalent i Champions në Amerikën Latine, në fitoren 5-0 që skuadra e tij, Bolivar regjistroi përballë uruguaianëve të Wanderers, duke siguruar një biletë në […]

17 March, 2021 13:15 | 0 Komente
Aktualitet

ANALIZA: Serbisë dhe Malit të Zi u ofrohet rrugë më e shkurtër për në BE

Në Bashkimin Evropian janë duke vazhduar përgatitjet që Mali i Zi dhe Serbia të përfshihen në metodologjinë e re të zgjerimit të bllokut, që ishte miratuar në shkurt të vitit 2020. Në një dokument të brendshëm, të përgatitur nga Komisioni Evropian për shtetet anëtare, janë paraqitur hapat përmes së cilave edhe Mali i Zi dhe […]

17 March, 2021 13:04 | 0 Komente
© 2021 Gazeta Tema. All Rights Reserved
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.