Aktualitet

Pse Meta e Basha po sfidojnë njëri- tjetrin dhe jo Ramën!

Nga J M | 16 March, 2021 21:03

Nga Alfred Peza

Ajo që po ndodh me dy liderët kryesorë në opozitë, është e paprecedentë jo vetëm për historinë tonë politike, por ndoshta edhe atë të gjithë botës demokratike. Në vend që të bashkojnë forcat për të sfiduar sëbashku Edi Ramën, me qëllimin për të rikthyer LSI e PD në pushtet, Ilir Meta dhe Lulzim Basha po bëjnë garë kundër njëri- tjetrit.

Thelbi i luftës sa të hapur aq edhe të ftohtë mes tyre, nuk është se kush do ta qeverisë nesër Shqipërinë, por opozitën. Duke vërtetuar edhe në praktikë teorinë se lufta brenda llojit, brenda gardhit të tyre opozitar, është edhe më e egër sesa me kundërshtarin e tyre direkt elektoral. Axhenda e tyre, është e vendosur tashmë edhe hapur publikisht, në funksion të kësaj sfide.

Ilir Meta e di shumë mirë se nuk mund të bëjë dot, edhe Luigjin e XVI edhe Robespierin, në Shqipërinë e shekullit XXI. Ndryshe nga dy personazhet ikonike të revolucionit francez që ishin në dy anët e kundërta të barrikadës, i njëjti person nuk mund të jetë njëkohësisht edhe President i Republikës, edhe lideri i luftës kundër mazhorancës legjitime dhe institucioneve kushtetuese të vendit. Edhe Kreu i Shtetit, edhe lideri e lëvizjes anti establishment!

Ndaj kur e shihni Ilir Metën të çdekretojë zgjedhjet lokale të 2019; të mos dënojë revolucionin e molotovëve pas djegies së mandateve të deputetëve të opozitës; të “frymëzojë” revolucionin e gurëve pas vrasjes tragjike të Klodian Rashës; të bëjë edhe gjyqtarin e përmbaruesin në selinë e FRD,- kjo nuk ka të bëjë aspak me shtetin e së drejtës. Me demokracinë. Me ndarjen dhe balancën e pushteteve. As me respektimin e kushtetutës dhe të institucioneve. Por me axhendën e tij personale, për tu bërë lideri i opozitës shqiptare, pas humbjes së saj në zgjedhjet e 25 prillit.

Ilir Meta ka kohë që tenton ta ridimensionojë profilin e dikurshëm të një lideri të së majtës së moderuar, drejt asaj të një udhëheqësi herë nacionalist, herë ekstremist, herë sovranist, e herë herë antisistem. Një lider që i kujton opozitarëve të vjetër të së djathtës ekstreme Sali Berishën dhe opozitarëve të rinj të së majtës revolucionare, Albin Kurtin. Duke besuar se kësisoj është duke mbushur sa një boshllëk të së shkuarës, aq edhe për të parandaluar në kohë, një rrezik të ri të së ardhmes!

Ndërsa Lulzim Basha ndryshe nga Ilir Meta që kërkon ti zerë vendin, ka një hall tjetër, ndoshta edhe më të madh: Si ta ruajë lidershipin e PD e të opozitës, edhe pasi ti humbi zgjedhjet. Sepse prapa i vjen historia e humbjeve edhe në zgjedhjet e 2015, edhe në zgjedhjet e 2017, edhe më ato të vitit 2019. Ai e di shumë mirë se asnjë demokrat dhe opozitar, nuk do të dojë që të vazhdojë të drejtohet nga një lider dështak, që po i çon me sukses pa u ndalur, nga njëra humbje në tjetrën.

Ndaj për ta parandaluar në kohë këtë të radhës, ashtu si Ilir Meta edhe Lulzim Basha, nuk po lufton për të mundur Edi Ramën dhe mazhorancën e tij socialiste. As për të fituar zgjedhjet. As për ta rikthyer PD dhe opozitën pas 8 vitesh në pushtet.

Sepse të bësh mitingje tani në kulmin e pandemisë, kur ti nuk i bëre ato dot kurrë atëhere kur duheshin bërë, nuk është një shenjë fitoreje.

Të kërkosh që të tensionosh artificialisht situatën elektorale, përmes provokimeve dhe incidenteve të dhunshme si ato gjatë festimeve të Ditës së Verës në Elbasan, nuk është provë superioriteti.

Të kërkosh që të bësh zhurmë përmes thirrjeve të dëshpëruara “Rama ik”, sa në Kavajë, Lezhë, Kamëz a gjetkë, nuk është dëshmi e frymës së fitores. Përkundrazi.

Të gjitha këto dhe shumë prova të tjera, dëshmojnë se Lulzim Basha nuk po punon për fitoren, por po e bën “ditën natë” siç di vetëm ai, për të siguruar me çdo çmim që tani alibinë e humbjes. Tek ky fokusim energjish, fshihet edhe ndryshimi thelbësor, mes një lideri fitues dhe një dështaku të çertifikuar.

Duke luftuar kësisoj kundër njëri tjetrit, bëhet e kuptueshme që Ilir Meta dhe Lulzim Basha janë arsyeja, se përse Edi Rama ndihet kaq i qetë dhe komod, për fitoren e mandatit të tij të tretë qeverisës.

Share! Facebook Twitter Whatsapp

4 komente në “Pse Meta e Basha po sfidojnë njëri- tjetrin dhe jo Ramën!”

  1. Mareen Maema says:

    te kane lene ty te fshish kepucet e ramos

  2. Mareen Maema says:

    te kane lene ty te fshish kepucet e ramos
    ngele tu skuq dhe ndrydh ndergjegjen neper studio

  3. Mareen Maema says:

    te kane lene ty te fshish kepucet e ramos
    ngele tu skuq dhe ndrydh ndergjegjen neper studio
    dhe keta muter qe nuk lene komentin

  4. Kozmo says:

    Analize e shkelqyer!!!
    Basha e ka shume te veshtire te mbledhi VOTA. Eshte per te qeshur, me nje grusht militantesh, pa dhembe ne goje. Nje tufe analfabetesh, qe i kane mbetur LULI BASHES.
    Demokratet ne keto zgjedhje jane te Shperndare, tek Topalli, Patozi, Hajdarja dhe MURRIZI.
    BASHA me 25 Prrill merr vetem 12%. ✌️✌️🖕🖕🤔🤔🤔😩😩😩😩😩😩

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Ministri britanik i Shëndetësisë: Qëndroni të qetë dhe vazhdoni vaksinimin me AstraZeneca

Ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock kërkoi sot të vazhdohej procesi i vaksinimit kundër COVID-19 me AstraZeneca, duke siguruar se nuk kishte prova se ajo shkaktonte mpiksje gjaku. Përdorimi i kësaj vaksine u pezullua si masë parandaluese nga disa vende të shqetësuara për efekte të mundshme anësore. “Nuk ka prova që këto vaksina kanë shkaktuar […]

17 March, 2021 13:40 | 0 Komente
Aktualitet

LETRA/ Basha nuk e kandidoi në Vlorë, Këshilltari i Sigurisë në PD jep dorëheqjen. Gjeneral Ahmetaj: Sekserët kanë pushtuar të djathtën

Ish-këshilltari i sigurisë kombëtare pranë PD Piro Ahmetaj ka dhënë dorëheqjen nga ky funksion. Ahmetaj ka kërkuar dorëheqjen e parevokueshme nga detyra përmes një letre drejtuat strukturave të PD-së. Në letrën drejtuar kreut te PD Lulzim Basha, Ahmetaj shpreh ndjesën për të gjithë ata që mund të ketë lënduar ose zhgënjyer me këtë akt. Ai shpreh […]

17 March, 2021 13:23 | 0 Komente
Aktualitet

Asgjë nuk është siç duket: Kulisat e fushatës, nga Meta te Basha

Fushata për zgjedhjet e 25 prillit, si kurrë ndonjëherë po shfaqet si një fushatë atipike dhe e tillë do të jetë deri në fund. Një fushatë e kondicionuar nga pandemia dhe rregullat anti-Covid, por edhe një fushatë ku nuk kemi vetëm dy palët në garë, ata në pushtet dhe ata në opozitë, por shumë faktorë […]

17 March, 2021 13:19 | 0 Komente
Aktualitet

Sadiku në histori, shqiptari i parë në Copa Liberatores

Transferimi në Bolivinë e largët i befasoi të gjithë. Por, Armando Sadiku hyn në histori, si futbollisti i parë shqiptar që luan në Copa Libertadores. Sulmuesi debutoi në turneun që është ekuivalent i Champions në Amerikën Latine, në fitoren 5-0 që skuadra e tij, Bolivar regjistroi përballë uruguaianëve të Wanderers, duke siguruar një biletë në […]

17 March, 2021 13:15 | 0 Komente
Aktualitet

ANALIZA: Serbisë dhe Malit të Zi u ofrohet rrugë më e shkurtër për në BE

Në Bashkimin Evropian janë duke vazhduar përgatitjet që Mali i Zi dhe Serbia të përfshihen në metodologjinë e re të zgjerimit të bllokut, që ishte miratuar në shkurt të vitit 2020. Në një dokument të brendshëm, të përgatitur nga Komisioni Evropian për shtetet anëtare, janë paraqitur hapat përmes së cilave edhe Mali i Zi dhe […]

17 March, 2021 13:04 | 0 Komente
© 2021 Gazeta Tema. All Rights Reserved
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.