
Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Ajola Xoxa ka dhënë përgjigje për të gjitha thashethemet që kanë dalë lart e poshtë për një lidhje të hershme mes saj dhe këngëtarit Kastro Zizo.
‘Videoklipi shumë i bukur. Po për Kastro Zizon do bësh videoklip? Meqë thon që e ke pas të dashur në gjimnaz” i shkruan një ndjekëse në koment.
Ajola nuk e ka lënë pa përgjigje këtë koment. Ajo ka treguar se Kastro Zizon e ka pasur në klasë paralele dhe se nuk e ka pasur kurrë të dashur, teksa shkruan se e vetmja gjë që i lidhte ishte olimpiadat e fizikës dhe muzika.
Ndër të tjera, ajo theksoi se nuk kanë pasur kurrë pëlqim për njëri-tjetrin.
“Kastro Zizon, ose Klevis Begen, jo vetem qe nuk e kam patur KURRE te dashur, por as qe nuk kam dale ndonjehere me te, e as qe nuk e kemi pelqyer ndonjehere njeri-tjetrin, madje as miq nuk kemi qene ne gjimnaz; ishim tek Petro Nini Luarasi, por ne klasa paralele, pra te ndryshme.
Te vetmet gjera qe na bashkonin ishin olimpiadat e fizikes dhe muzika (kur isha ne gjimnaz kendoja edhe une, nderkohe Kastro me mikun e tij te ngushte Renin paten formuar grupin « 2Farm », qe u be shume i famshem ne ate kohe, dhe me paten kerkuar te kendoj nje kenge me ta.
Kenga u regjistrua ne studio, por une nuk dola kurre ne skene me ta, sepse me pas u largova per studime jashte Shqiperise). Keshtu qe edhe pse kemi 20 vite qe njihemi, thjesht e pershendesim njeri tjetrin me respekt, kaq,” ka shpeguar ajo.
Pyetja iu bë Ajolës pasi kjo e fundit promovoi këngën e re të Alban Skënderajt, pasi ishte regjizorja e klipit.