Blogu TemA

AstraZeneca: I zoti e shet, tellalli s’e jep

Nga L.B | 17 March, 2021 12:10

Nga Çapajev Gjokutaj

Ka diçka kontraversale: shkencëtarët thonë se nuk ka prova bindëse që AstraZeneca shkakton tromboza, politikanët nxitojnë të pezullojnë përdorimin e saj; institucione të populluara nga shkencëtarë si OBSh deklarojnë se dobitë e kësaj vaksine i tejkalojnë dukshëm rreziqet potenciale, por shumë shtetete të BE- së, përfshirë dhe Gjermaninë e Francën, kanë pezulluar përdorimin e saj. Gjithë kjo kundërvenie të kujton proverbin ‘i zoti e shet, tellalli s’e jep’.

Intuita të thotë se, kur shkencëtarët dhe politikanët mbajnë qendrime të kundërta, duhet të besosh shkencëtarët. Dhe kjo për shumë arsye. Shkencëtarët janë të prirur të zbulojnë të vërtetën dhe flasin me gjuhen e fakteve, politikanët synojnë ndikimin e qytetarëve, ndaj në një pjesë të konsiderueshme të rasteve bëjnë retorikë a, më keq akoma, propagandë.

Që të bindesh për dallimin mes politikanëve dhe shkencëtarëve mjafton të kujtosh ç’ka bërë secila palë gjatë vitit të pandemisë. Shkencëtarët ndanë informacionin për genomin e virusit dhe iu futën punës për krijimin e vaksinave. Në një kohë rekord arritën prodhimin e disa vaksinave pas gjasash mjaft efikase por edhe të ndryshme në themel nga vaksinat e derisotme. Opinioni i përgjithshëm thotë se kemi të bëjmë me një revolucion në vaksionologji realizuar shumë shpejt.

Politikanët bënë të kundërtën, praktikuan e po praktikojnë atë që po quhet ‘nacionalizmi i vaksinave’. Me moton ‘o Mete për vete’, qeveritë e vendeve të pasura kanë kontraktuar dhe po marrin gjithë sasinë e vaksinave në treg.

Kjo qasje tamaqare është jo vetëm nacionaliste, por edhe dritëshkurtër: nëse nuk vaksionihen me përparësi grupet e rrezikuara në gjithë botën, virusi do vazhdojë të qarkullojë globalisht, mutacionet do jenë të shumta e stoku i vaksinave në vendet e pasura mund të bëhet jo efikas. Me një fjalë, ku ishe hiçgjëkundi.

Ka edhe një arsye tjetër, më konkrete e cila të shtyn që për astrazenecën të besosh shkencëtarët. Është e vërtetë që në vendet të cilat po përdornin këtë vaksinë ka rreth tridhjetë raste komplikacionesh që lidhen me mpiksjen e gjakut, por nuk ka asnjë provë se këto komplikacione janë shkaktuar nga astrazeneca. Po të qe kështu, thonë shkencëtarët, në 17 milionë europianë që kanë përdorur këtë vaksinë do të duhej të kishte jo 30 por mijëra raste trombozash e anomalish gjaku.

Kundërvenia e politikanëve me shkencëtarët për astrazenekën rezulton dukshëm e mprehtë, ndaj është bërë shkak spekulimesh që flasin për luftë tregëtare mes firmave farmaceutike, për interesa gjeopolitike që lidhen me synimet e rusëve dhe kinezëve për të hyrë në tregun e lakmuar të vaksinave anticovid etj.

Duke qendruar jashtë spekulimeve dhe, larg qoftë, teorive të konspiracionit, një gjë duket e padiskutueshme: BE është e vonuar në vaksinimin anticovid dhe herët a vonë politikanët e saj do të duhet të pérgjigjen.

‘Le Monde’ vinte në dukje dje ndryshimin mes qasjes së burokratëve të BE-së dhe atyre amerikanë e britanikë duke shtuar se pezullimi i vaksinës AstraZeneca nuk do të jetë pa pasoja, imuniteti kolektiv do të arrihet më vonë, vdekjet do të jenë më të shumta dhe kostoja ekonomike më e madhe. Nuk bën të harrojmë se vaksinimi mbetet zgjidhja e vetme për të kapërcyer këtë pandemi, përfundonte prestigjozja franceze.

Share! Facebook Twitter Whatsapp

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Ministri britanik i Shëndetësisë: Qëndroni të qetë dhe vazhdoni vaksinimin me AstraZeneca

Ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock kërkoi sot të vazhdohej procesi i vaksinimit kundër COVID-19 me AstraZeneca, duke siguruar se nuk kishte prova se ajo shkaktonte mpiksje gjaku. Përdorimi i kësaj vaksine u pezullua si masë parandaluese nga disa vende të shqetësuara për efekte të mundshme anësore. “Nuk ka prova që këto vaksina kanë shkaktuar […]

17 March, 2021 13:40 | 0 Komente
Aktualitet

LETRA/ Basha nuk e kandidoi në Vlorë, Këshilltari i Sigurisë në PD jep dorëheqjen. Gjeneral Ahmetaj: Sekserët kanë pushtuar të djathtën

Ish-këshilltari i sigurisë kombëtare pranë PD Piro Ahmetaj ka dhënë dorëheqjen nga ky funksion. Ahmetaj ka kërkuar dorëheqjen e parevokueshme nga detyra përmes një letre drejtuat strukturave të PD-së. Në letrën drejtuar kreut te PD Lulzim Basha, Ahmetaj shpreh ndjesën për të gjithë ata që mund të ketë lënduar ose zhgënjyer me këtë akt. Ai shpreh […]

17 March, 2021 13:23 | 0 Komente
Aktualitet

Asgjë nuk është siç duket: Kulisat e fushatës, nga Meta te Basha

Fushata për zgjedhjet e 25 prillit, si kurrë ndonjëherë po shfaqet si një fushatë atipike dhe e tillë do të jetë deri në fund. Një fushatë e kondicionuar nga pandemia dhe rregullat anti-Covid, por edhe një fushatë ku nuk kemi vetëm dy palët në garë, ata në pushtet dhe ata në opozitë, por shumë faktorë […]

17 March, 2021 13:19 | 0 Komente
Aktualitet

Sadiku në histori, shqiptari i parë në Copa Liberatores

Transferimi në Bolivinë e largët i befasoi të gjithë. Por, Armando Sadiku hyn në histori, si futbollisti i parë shqiptar që luan në Copa Libertadores. Sulmuesi debutoi në turneun që është ekuivalent i Champions në Amerikën Latine, në fitoren 5-0 që skuadra e tij, Bolivar regjistroi përballë uruguaianëve të Wanderers, duke siguruar një biletë në […]

17 March, 2021 13:15 | 0 Komente
Aktualitet

ANALIZA: Serbisë dhe Malit të Zi u ofrohet rrugë më e shkurtër për në BE

Në Bashkimin Evropian janë duke vazhduar përgatitjet që Mali i Zi dhe Serbia të përfshihen në metodologjinë e re të zgjerimit të bllokut, që ishte miratuar në shkurt të vitit 2020. Në një dokument të brendshëm, të përgatitur nga Komisioni Evropian për shtetet anëtare, janë paraqitur hapat përmes së cilave edhe Mali i Zi dhe […]

17 March, 2021 13:04 | 0 Komente
© 2021 Gazeta Tema. All Rights Reserved
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.