Aktualitet

Bastexhinjtë e Tiranës: Nga drejtori, tek trajneri…

Nga L.B | 17 March, 2021 09:35

Nga Adriatik Dosti

Kush eshte Tefik Osmani …i akuzuari nga UEFA per shitje ndeshjesh  qe Tirana e Refik Halilit e  ka drejtor teknik te klubit dhe sot e gradon edhe  ne Antar te Bordit drejtues te klubit…

Dikur i akuzuari kryesor prej ish- presidentit te Partizanit Albert Xhani per shit-blerje ndeshjesh e sidomos per baste ne ndeshjet nderkombetare te kupave te Europes…

Me pas nje nder kryesoret ne maskaraden e se njejtes histori qe coi ne denimin me te rende te nje skuadre futbolli jo vetem ne Shqiperi por ne krejt historine e vete UEFA …teksa Skenderbeu perjashtohet 10 vjet nga cdo lloj kompeticioni europian e denohet me 1 milion euro gjobe…

Ishte saktesisht 29 Marsi i 3 viteve me pare  2018…. kur UEFA publikoi denimin e rende per skuadren korcare deri atehere me e mira dhe me e suksesshmja ne futbollin shqiptar…

Dhe disa muaj me pas edhe CAS la ne fuqi denimin e mesiperm te UEFA duke keputur cdo lloj shprese per  falje apo edhe ulje e reduktim denimi ndaj korcareve…

As deshmite e atehereshme prane gjyqit te UEFA te  Shkembit, Latifit, Berishes, Nimages e Lilajt nuk e zbuten zemrimin e Shtepise europiane te futbollit …qe nuk u lekund ne vendimin e saj drastik …

Madje me pas edhe te gjitha tentativat e shkallet gjyqesore qe ndoqi klubi korcar e Presidenti Takaj …deri ne Gjykaten federale te Zvicres nuk ndryshuan asgje…

Po c’thuhet nder te tjera ne dosjen e  vene ne tavolinen e shefit te Komisionit te Disiplines dhe Etikes se UEFA te atij viti z.Garcia …firmosur  prej Inspektorit te UEFA  qe ndoqi “Ceshtjen Skenderbeu” z.Migel Leitard Palacios…

….Jane 4-5 ndeshje te vlefshme per kupat e europes per te cilat ne disponojme fakte e deshmi qe na cojne perfundimisht ne konkluzionin tone perfundimtar per c’ka ju relatojme me siper  ne lidhje me Dosjen Skenderbeu….

Vec kesaj prej gati 2 vjetesh kemi ndjekur permes agjenteve tane edhe ecurine e kesaj skuadre  ne Superligen shqiptare  ku ne me shume se 41 takime kemi hije te forta dyshimi por edhe fakte bindese e kokeforta qe na cojne ne konkluzionin tone perfundimtar per sa me siper ju realatojme…

Theksojme se nder disa te dyshuar kryesore  per rastin ne fjale sipas hetimeve, gjurmimeve e verifikimeve tona… 3 prej tyre …portieri  Orges Shehi…dhe mbrojtesit Tefik Osmani e Kristi Vangjeli  jane aktore te dores se pare ne perfshirjen e tyre direkte dhe indirekte ne shume rrezultate te fiksuara ndeshjesh luajtur ne bastet kombetare e nderkombetare ne disa kompani bastesh te njohura por edhe disi anonime e jashte radarit te UEFA …

Dhe tani beni lidhjen vete…

Jemi ne vitin 2021…dhe te tre keta te dyshuar e te akuzuar qe figurojne ne relacionin e Dosjes Skenderbeu prane Komisionit te Etikes e Disiplines se UEFA sot jane ne krye te SK Tiranes skuadres kampione ne fuqi te Superliges se Shqiperise…

E qe te tre marre me  inisiativen, kembenguljen , simpatine personale e miratimin e Presidentit te klubit Bardhe e Blu…z.Refik Halili…

Tefiku jo vetem qe jashte cdo kriteri e meritokracie sportive e profesionale teknike eshte emeruar si Drejtor Teknik i ketij klubi…edhe pse prej ketu  e nga ky pozicion nuk e kane lekundur dot as rrezultatet e dobeta e zhgenjyese te ekipit te Tiranes gjate ketij sezoni…as sherri banal me ish trajnerin Nevil Dede qe coi ne braktisjen e ekipit prej ketij te fundit por edhe as deshtimi skandaloz e me kosto financiare e profesionale per klubin dhe ekipin ne rastin e ”boom-it” te merkatos dimerore ku si Seferi e si Varynen blerje, huazime e afrime krejtesisht personale te Tefik Osmanit  rrezultuan skandaloze e terisisht te deshtuara… pa perjashtuar me kete rast pergjegjesine e tij personale si Drejtor Teknik ne deshtimin tjeter te madh,…ne ate te kolonise afrikane .

Dhe per te gjitha keto sot ne mengjes Presidenti Halili e ka graduar edhe me lart ne post e pozicion prane klubit Tefikun…duke e emeruar e zgjedhur Antar te Bordit e Keshillit Drejtues e Mbikqyres ku z.Halili ka 66 % te aksioneve te klubit e Bashkia e Tiranes qe perfaqesohet nga nje tjeter Kryehajdut si Arbian Mazniku zoteron 33 % te aksioneve ne fjale…

Nuk ma do mendja se eshte kaq e veshtire per te ditur tashme se cilet jane emrat konkrete qe po e shkaterrojne [ dhe jo pa qellim]…Tiranen…apo jo?

Orges Shehi …i prezantuar para ekipit e lojtareve  nga vete Presidenti Halili si….djale i mire, i sjellshem e i edukuar me te cilin ne besojme se do te ecim para … sot vazhdon te jete Trajneri i Tiranes ku  jo vetem qe se lidh kerkundi asgje as me fanellen as me emrin e as me historine e klubit bardhe e blu…e jo vetem qe eksperiencen e pervojen per te drejtuar nje klub  legjende si Tirana  e ka absolutisht minimale …por edhe vete rrezultatet e menyra e lojes se tij te deritanishme kane lene shume per te deshiruar…dhe jane shume larg kerkesave te nje klubi si Tirana per nje Trajner profesionist e dinjitoz ne krye te pankines se saj…

Kristi …edhe pse i kaloi te 34 -tat … e pothuajse komplet jashte forme  sidomos fizikisht pa llogaritur gabimet e gafat skandaloze te tijat ne disa ndeshje decizive qe i kane shkaktuar ekipit gola te pesuar e humbje skandaloze…vazhdon te jete lojtar e titullar formacioni dhe ka  pelqimin e besimin  e pa lekundur te Trajnerit Shehi …te Drejtorit Teknik Tefikut e te Presidentit Refikut…

Tani me qetesi e llogjike te ftohte lexojeni me kujdes kete shkrim…peshojini sic duhet keto fakte…bejeni saktesisht lidhjen Refik-Tefik- Orges -Kristi …dhe nuk do ta keni aspak te veshtire te mesoni saktesisht edhe pergjigjigjen e pyetjes qe aq shume i mundon tifozet e dashamiret e shumte te  bardhe e bluve…pse Tirona eshte ne kete gjendje e pse dhe kush e katandisi Mbretereshen e futbollit shqiptar e krenarine tone futbollistike  deri ne kete fare derexheje… per cfare aresyesh e per cfare qellimesh…OK…

Treshja e bastexhinjve te djeshem  qe e moren ne qafe  Skenderbeun por edhe futbollin shqiptar  sot jane ne krye te Tiranes …kaq besoj mjafton per t’ju zgjuar nga gjumi ju ”Danocat” e Tirones nese vertet  eshte  ashtu sic thoni e sic  pretendoni… se Tironen e doni fort e se ajo eshte jeta ,  nderi e krenaria juaj ….dhe e qytet-kryeqytetit tone …

Share! Facebook Twitter Whatsapp

6 komente në “Bastexhinjtë e Tiranës: Nga drejtori, tek trajneri…”

  1. Traktori me zinxhira says:

    Analize shume e sakte.Lexojeni me kujdes o Tironsa.

  2. laramani njengjyresh says:

    Pavaresisht se Dosti nuk zoteron shkrimin e sakte te shqipes, ka te drejte per aktoret bastexhinj te Skenderbeut qe çuditerisht mbeten te padenuar nga UEFA dhe sot tallin trapin ne futbollin shqiptar dhe ashtu te sakatuar.

  3. Tani says:

    Tifozat e Tirones jane në fushatë të Bashës si rruhet për Tiranën ajo është thjesht një fasadë

  4. silikon says:

    Keni harruar kryetarin e grupit Don Duken.Nuk shitet ndeshje ne Europe dhe kampjonatin shqiptar pa mare aprovimin e mafjozit Duka.Sponsor i Skenderbeut me kafe Ama dhe mik i Takes.Sa te jete Duka ne krye te federates keta plehra do bejne karriere dhe do infektojne edhe brezin e ri te futbollisteve me shitje ndeshjesh.

  5. Endri says:

    ma zi ua bofshin turqve te Tirones

  6. Tironsi says:

    Ky Dosti osht mashtrus profesionist.Bastaxhiu Osmani thote largoi te ndershmin Nevil Dede.O mashtrues i pacipe.Ne ka Shqiperia nje bastexhi te deklaruar eshte Nevili i cili sakrifikoi dhe nje vit per te luajtur me nje skuader pa emer ne Kine.Dhe dihet nga te gjithe qe ai ne Kine shkoi vetem per te luajtur baste te kampionatit shqiptar ne kompanite kineze te basteve.
    Ndersa sa per tersllikun o ” berishiani ” Dosti, tirones i ka fillu qekur Ilir Floriri veshi fanellen e tirones dhe i dorezoi ekipit kupen e kampionit me sugjerim te ” Dukes se krimit “

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Ministri britanik i Shëndetësisë: Qëndroni të qetë dhe vazhdoni vaksinimin me AstraZeneca

Ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock kërkoi sot të vazhdohej procesi i vaksinimit kundër COVID-19 me AstraZeneca, duke siguruar se nuk kishte prova se ajo shkaktonte mpiksje gjaku. Përdorimi i kësaj vaksine u pezullua si masë parandaluese nga disa vende të shqetësuara për efekte të mundshme anësore. “Nuk ka prova që këto vaksina kanë shkaktuar […]

17 March, 2021 13:40 | 0 Komente
Aktualitet

LETRA/ Basha nuk e kandidoi në Vlorë, Këshilltari i Sigurisë në PD jep dorëheqjen. Gjeneral Ahmetaj: Sekserët kanë pushtuar të djathtën

Ish-këshilltari i sigurisë kombëtare pranë PD Piro Ahmetaj ka dhënë dorëheqjen nga ky funksion. Ahmetaj ka kërkuar dorëheqjen e parevokueshme nga detyra përmes një letre drejtuat strukturave të PD-së. Në letrën drejtuar kreut te PD Lulzim Basha, Ahmetaj shpreh ndjesën për të gjithë ata që mund të ketë lënduar ose zhgënjyer me këtë akt. Ai shpreh […]

17 March, 2021 13:23 | 0 Komente
Aktualitet

Asgjë nuk është siç duket: Kulisat e fushatës, nga Meta te Basha

Fushata për zgjedhjet e 25 prillit, si kurrë ndonjëherë po shfaqet si një fushatë atipike dhe e tillë do të jetë deri në fund. Një fushatë e kondicionuar nga pandemia dhe rregullat anti-Covid, por edhe një fushatë ku nuk kemi vetëm dy palët në garë, ata në pushtet dhe ata në opozitë, por shumë faktorë […]

17 March, 2021 13:19 | 0 Komente
Aktualitet

Sadiku në histori, shqiptari i parë në Copa Liberatores

Transferimi në Bolivinë e largët i befasoi të gjithë. Por, Armando Sadiku hyn në histori, si futbollisti i parë shqiptar që luan në Copa Libertadores. Sulmuesi debutoi në turneun që është ekuivalent i Champions në Amerikën Latine, në fitoren 5-0 që skuadra e tij, Bolivar regjistroi përballë uruguaianëve të Wanderers, duke siguruar një biletë në […]

17 March, 2021 13:15 | 0 Komente
Aktualitet

ANALIZA: Serbisë dhe Malit të Zi u ofrohet rrugë më e shkurtër për në BE

Në Bashkimin Evropian janë duke vazhduar përgatitjet që Mali i Zi dhe Serbia të përfshihen në metodologjinë e re të zgjerimit të bllokut, që ishte miratuar në shkurt të vitit 2020. Në një dokument të brendshëm, të përgatitur nga Komisioni Evropian për shtetet anëtare, janë paraqitur hapat përmes së cilave edhe Mali i Zi dhe […]

17 March, 2021 13:04 | 0 Komente
© 2021 Gazeta Tema. All Rights Reserved
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.