Aktualitet

Credins bank gjithmonë në mbështetje të artit dhe artistëve

Nga S B | 17 March, 2021 09:12

Arti ka fuqinë të inspirojë, të edukojë dhe të motivojë. Credins Bank është gjithmonë në mbështetje të artit dhe artistëve, sidomos në këto kohëra sfiduese. Këtë herë, kemi vendosur të bashkëpunojmë me artistin e mirënjohur Helidon Haliti duke sjellë pranë degës tonë qëndrore një ekpozitë të veçantë me veprat e tij.

 

Helidon Haliti është një artist i talentuar dhe i njohur në shumë vende të botës. Ai është diplomuar pranë Universitetit të Arteve të Bukura në Tiranë, ku ushtron dhe profesionin e pedagogut. Z. Haliti është dhe themelues i Shoqatës Kulturore VIZart që promovon kulturën dhe artin Shqiptar nëpërmjet ekspozitave dhe galerive. Helidon Haliti ka një eksperiencë shumëvjeçare në profesionin e tij ku spikat pjesëmarrja në bienale e ekspozita në kryeqytete të njohura si: Francë, Itali, Zvicër, Finlandë, Turqi, Kinë, Rusi e shumë vende të tjera. Përgjatë karrierës së tij disavjeçare, ai ka fituar çmime të ndryshme si: “Winner Best Landscape” – Hollandë, ” Most Innovated IWS Leader”- Bullgari, “Excellence Award”- Çeki etj.

Credins Bank hapi dyert e saj për të promovuar pikturat e Z. Haliti në ekspozitën e tij duke i dhënë akoma më shumë ngjyra degës sonë qëndrore. Është e rëndësishme për ne të suportojmë artin dhe artistët dhe t’i mirëpresim ata në rrugëtimin e tyre artistik dhe kreativ. Duke hapur dyert e degëve tona, jo vetëm krijojmë një hapësirë më shumë per çdo artist për të promovuar punimet e mrekullueshme që krijojnë, por dhe një mundësi për çdo klient të bankës për të shijuar të bukurën, artin, dhe frymëzimin që sjell çdo artist me veprat e tij.

Z. Haliti vjen këto ditë edhe me një event unik, siç është hapja e Bienales së 4-t Ndërkombëtare të Akuarelit nëpërmjet VIZart pranë muzeut historik kombëtar. Kjo biennale ka sjellë mbi 310 artistë botërore nga 58 shtete me tematikën “Natyrë e qetë”. Tematika është përzgjedhur për të nxjerrë në pah bukurinë e natyrës dhe të jetës. Credins Bank ka mbështetur gjithashtu realizimin e këtij eventi duke vlerësuar të bukurën dhe artin.

Arti i jep artistit mundësinë e të shprehurit atë çfarë ndjen dhe sheh në botën që na rrethon në menyrën më origjinale dhe ekspresive të mundshme. Ndaj ne jemi përherë pranë jush artistë të talentuar!

Credins Bank – gjithmonë në mbështetje të artit shqiptar.

Share! Facebook Twitter Whatsapp

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Ministri britanik i Shëndetësisë: Qëndroni të qetë dhe vazhdoni vaksinimin me AstraZeneca

Ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock kërkoi sot të vazhdohej procesi i vaksinimit kundër COVID-19 me AstraZeneca, duke siguruar se nuk kishte prova se ajo shkaktonte mpiksje gjaku. Përdorimi i kësaj vaksine u pezullua si masë parandaluese nga disa vende të shqetësuara për efekte të mundshme anësore. “Nuk ka prova që këto vaksina kanë shkaktuar […]

17 March, 2021 13:40 | 0 Komente
Aktualitet

LETRA/ Basha nuk e kandidoi në Vlorë, Këshilltari i Sigurisë në PD jep dorëheqjen. Gjeneral Ahmetaj: Sekserët kanë pushtuar të djathtën

Ish-këshilltari i sigurisë kombëtare pranë PD Piro Ahmetaj ka dhënë dorëheqjen nga ky funksion. Ahmetaj ka kërkuar dorëheqjen e parevokueshme nga detyra përmes një letre drejtuat strukturave të PD-së. Në letrën drejtuar kreut te PD Lulzim Basha, Ahmetaj shpreh ndjesën për të gjithë ata që mund të ketë lënduar ose zhgënjyer me këtë akt. Ai shpreh […]

17 March, 2021 13:23 | 0 Komente
Aktualitet

Asgjë nuk është siç duket: Kulisat e fushatës, nga Meta te Basha

Fushata për zgjedhjet e 25 prillit, si kurrë ndonjëherë po shfaqet si një fushatë atipike dhe e tillë do të jetë deri në fund. Një fushatë e kondicionuar nga pandemia dhe rregullat anti-Covid, por edhe një fushatë ku nuk kemi vetëm dy palët në garë, ata në pushtet dhe ata në opozitë, por shumë faktorë […]

17 March, 2021 13:19 | 0 Komente
Aktualitet

Sadiku në histori, shqiptari i parë në Copa Liberatores

Transferimi në Bolivinë e largët i befasoi të gjithë. Por, Armando Sadiku hyn në histori, si futbollisti i parë shqiptar që luan në Copa Libertadores. Sulmuesi debutoi në turneun që është ekuivalent i Champions në Amerikën Latine, në fitoren 5-0 që skuadra e tij, Bolivar regjistroi përballë uruguaianëve të Wanderers, duke siguruar një biletë në […]

17 March, 2021 13:15 | 0 Komente
Aktualitet

ANALIZA: Serbisë dhe Malit të Zi u ofrohet rrugë më e shkurtër për në BE

Në Bashkimin Evropian janë duke vazhduar përgatitjet që Mali i Zi dhe Serbia të përfshihen në metodologjinë e re të zgjerimit të bllokut, që ishte miratuar në shkurt të vitit 2020. Në një dokument të brendshëm, të përgatitur nga Komisioni Evropian për shtetet anëtare, janë paraqitur hapat përmes së cilave edhe Mali i Zi dhe […]

17 March, 2021 13:04 | 0 Komente
© 2021 Gazeta Tema. All Rights Reserved
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.