Aktualitet

FOTOT: Arrestohet për skllavëri “Lordi i Seksit”, jetonte me 6 gra dhe drejtonte sektin e çuditshëm

Nga S B | 17 March, 2021 10:27

Policia e Australisë ka bërë së fundmi publike fotot nga operacioni i kryer të enjten e kaluar në pronat e të ashtuquajturit “Lordi i Seksit”, i cili u arrestua nën akuzën e skllavërisë.

James Robert Davis u arrestua në pronën e tij në Armidale, në veri të Neë South Wales dhe policia ushtroi një kontroll të imtësishëm që zgjati për plot 15 orë, ku u sekuestruan kamera, foto e mijëra regjistrime.

Prona e ish- veteranit të forcave australiane ishte e pajisur me shtëpiza të vogla druri dhe pranë tyre u gjetën 4 kuti të varrosura me emrat grash mbi to. Gjithashtu policia gjeti dhe shumë objekte të “çuditshme” që përdoren për lojëra seksi.

Autoritetet kanë ngritur akuza për skllavëri ndaj Davis, pas denoncimit të bërë nga një grua. Sipas policisë, gruaja dyshohet të jetë abuzuar fizikisht, seksualisht dhe psikologjikisht nga vitet 2012 deri në 2015 nga ish-ushtaraku. Madje, ajo ka ushtruar dhe prostitucion nën kontrollin agresiv të tij.

Davis dyshohet se ka jetuar kohët e fundit me 6 gra, të cilat ishin bërë pjesë e “sektit” të tij të çuditshëm dhe që kishin nënshkruar një kontratë skllavërie. Sipas mediave të huaja, ai e konsideronte veten patriarkun e grupit të njohur si ‘House of Cadifor’.

Në vitin 2018 ai u shfaq në një serial televiziv të quajtur “Cadifor, një histori rreth dashurisë, familjes dhe skllavërisë”.

 

Share! Facebook Twitter Whatsapp

1 komente në “FOTOT: Arrestohet për skllavëri “Lordi i Seksit”, jetonte me 6 gra dhe drejtonte sektin e çuditshëm”

  1. Kan hik njerzit nga trut dhe s’din c’bojn lol !
    Kjo eshte marrezi totale .
    Extremista sexi – Kangurortto Brutalissimo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Ministri britanik i Shëndetësisë: Qëndroni të qetë dhe vazhdoni vaksinimin me AstraZeneca

Ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock kërkoi sot të vazhdohej procesi i vaksinimit kundër COVID-19 me AstraZeneca, duke siguruar se nuk kishte prova se ajo shkaktonte mpiksje gjaku. Përdorimi i kësaj vaksine u pezullua si masë parandaluese nga disa vende të shqetësuara për efekte të mundshme anësore. “Nuk ka prova që këto vaksina kanë shkaktuar […]

17 March, 2021 13:40 | 0 Komente
Aktualitet

LETRA/ Basha nuk e kandidoi në Vlorë, Këshilltari i Sigurisë në PD jep dorëheqjen. Gjeneral Ahmetaj: Sekserët kanë pushtuar të djathtën

Ish-këshilltari i sigurisë kombëtare pranë PD Piro Ahmetaj ka dhënë dorëheqjen nga ky funksion. Ahmetaj ka kërkuar dorëheqjen e parevokueshme nga detyra përmes një letre drejtuat strukturave të PD-së. Në letrën drejtuar kreut te PD Lulzim Basha, Ahmetaj shpreh ndjesën për të gjithë ata që mund të ketë lënduar ose zhgënjyer me këtë akt. Ai shpreh […]

17 March, 2021 13:23 | 0 Komente
Aktualitet

Asgjë nuk është siç duket: Kulisat e fushatës, nga Meta te Basha

Fushata për zgjedhjet e 25 prillit, si kurrë ndonjëherë po shfaqet si një fushatë atipike dhe e tillë do të jetë deri në fund. Një fushatë e kondicionuar nga pandemia dhe rregullat anti-Covid, por edhe një fushatë ku nuk kemi vetëm dy palët në garë, ata në pushtet dhe ata në opozitë, por shumë faktorë […]

17 March, 2021 13:19 | 0 Komente
Aktualitet

Sadiku në histori, shqiptari i parë në Copa Liberatores

Transferimi në Bolivinë e largët i befasoi të gjithë. Por, Armando Sadiku hyn në histori, si futbollisti i parë shqiptar që luan në Copa Libertadores. Sulmuesi debutoi në turneun që është ekuivalent i Champions në Amerikën Latine, në fitoren 5-0 që skuadra e tij, Bolivar regjistroi përballë uruguaianëve të Wanderers, duke siguruar një biletë në […]

17 March, 2021 13:15 | 0 Komente
Aktualitet

ANALIZA: Serbisë dhe Malit të Zi u ofrohet rrugë më e shkurtër për në BE

Në Bashkimin Evropian janë duke vazhduar përgatitjet që Mali i Zi dhe Serbia të përfshihen në metodologjinë e re të zgjerimit të bllokut, që ishte miratuar në shkurt të vitit 2020. Në një dokument të brendshëm, të përgatitur nga Komisioni Evropian për shtetet anëtare, janë paraqitur hapat përmes së cilave edhe Mali i Zi dhe […]

17 March, 2021 13:04 | 0 Komente
© 2021 Gazeta Tema. All Rights Reserved
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.