Aktualitet

Gjermania bllokon vizat e punës për Shqipërinë dhe Ballkanin

Nga L.B | 17 March, 2021 10:06

5500 viza pune në vit ka vënë në dispozicion Gjermania për kosovarët që duan të punojnë në Gjermani. Kjo përbën një të pestën e vizave të parashikuara në kuadër të kontingjentit të rregullores së Ballkanit Perëndimor. Kjo bëhet e ditur në një përgjigje të qeverisë gjermane ndaj një pyetjeje me shkrim të grupit parlamentar të liberalëve (FDP) në Bundestag.

Për Shqipërinë, Maqedonisë e Veriut dhe Bosnjë-Hercegovinën janë parashikuar nga 4750 viza pune në vit, pra nga 19 përqind për secilin vend. Ndërsa kontingjenti i rezervuar për Serbinë është pak më i ulët, rreth 4250 (17 përqind), e për Malin e Zi, janë parashikuar 1000 viza pune, rreth 4 për qind e kontingjentit.

Qeveria gjermane e ka përcaktuar kontingjentin total të vizave deri në 25 mijë viza pune në vit. Këtu përfshihen vetëm vizat, sipas Rregullores se Ballkanit Perëndimor, e cila është rinovuar më 1.01.2021 dhe vlen deri në vitin 2023. Ndarja është bërë në bazë të disa kritereve, të cilat sipas përgjigjes së qeverisë gjermane, janë: numri i popullsisë, numri i vizave të dhëna në vitin 2018 dhe 2019 dhe numri i kërkesave për vizë.

Shumë pak viza gjatë pandemisë

Numri i vizave në vitin 2020 nuk është marrë parasysh, sepse ka qenë tepër i ulët. Kështu, ndërsa në vitet 2018 dhe 2019 Rregullorja e Ballkanit Perëndimor solli në Gjermani përkatësisht nga  rreth 21000 dhe 27000 fuqi punëtore, në vitin 2020 numri i punëtorëve të ardhur ra në 5188, pjesa dërrmuese e të cilëve, 4693, kishte ardhur në tremujorin e parë të 2020, pra, para se të shpallej pandemia dhe të mbylleshin rrugët.

Më pas lejohej të vinte vetëm fuqi punëtore që nevojitej në sektorët kyçë të ekonomisë së vendit. Sipas qeverisë gjermane, nga 494 vizat e punës të lëshuara me rregulloren e Ballkanit Perëndimor në periudhën mars-dhjetor 2020,  pothuajse të gjitha kanë qenë për punonjës në sektorin e shëndetësisë ose shoferë kamionësh. Në këtë periudhë janë dhënë në Prishtinë vetëm 16 viza pune mbi bazën e kësaj rregulloreje e në Shkup 59.

Numri më i madh i vizave të punës, sipas rregullores së Ballkanit Perëndimor, në këtë periudhë është dhënë në ambasadën e Tiranës: 202. Pritet që kontingjenti i vizave të Ballkanit Perëndimor të mos shfrytëzohet i tëri as në vitin 2021, për sa kohë që do të jenë të vlefshme rregullat e lëvizjes së kufizuar për shkak të pandemisë.

Dy mocione në Bundestag

Nga fundi i shkurtit 2021, liberalët dorëzuan në parlamentin gjerman një mocion për përshpejtimin e procedurës së dhënies së vizave dhe zgjatjen e Rregullores së Ballkanit Perëndimor deri në vitin 2025. Në të njëjtën kohë, në Bundestag u debatua mocioni i partisë djathtiste Alternativa për Gjermaninë, AfD, e cila kërkoi anulimin e Rregullores së Ballkanit Perëndimor me argumentin e krizës ekonomike dhe papunësisë së lartë të shkaktuar nga pandemia.

Rregullorja e Ballkanit Perëndimor u mundëson shtetasve të Ballkanit Perëndimor të punojnë në Gjermani edhe pa pasur një kualifikim të njohur zyrtarisht. Kusht është një kontratë pune në Gjermani. Deri tani, prej vitit 2016 e deri në vitin 2020 në këtë mënyrë kanë ardhur në Gjermani afro 100.000 emigrantë, ndër ta mbi 13 200 nga Shqipëria, mbi 21 400 nga Kosova, ndërsa nga Maqedonia e Veriut 20 881.

DW

Share! Facebook Twitter Whatsapp

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Ministri britanik i Shëndetësisë: Qëndroni të qetë dhe vazhdoni vaksinimin me AstraZeneca

Ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock kërkoi sot të vazhdohej procesi i vaksinimit kundër COVID-19 me AstraZeneca, duke siguruar se nuk kishte prova se ajo shkaktonte mpiksje gjaku. Përdorimi i kësaj vaksine u pezullua si masë parandaluese nga disa vende të shqetësuara për efekte të mundshme anësore. “Nuk ka prova që këto vaksina kanë shkaktuar […]

17 March, 2021 13:40 | 0 Komente
Aktualitet

LETRA/ Basha nuk e kandidoi në Vlorë, Këshilltari i Sigurisë në PD jep dorëheqjen. Gjeneral Ahmetaj: Sekserët kanë pushtuar të djathtën

Ish-këshilltari i sigurisë kombëtare pranë PD Piro Ahmetaj ka dhënë dorëheqjen nga ky funksion. Ahmetaj ka kërkuar dorëheqjen e parevokueshme nga detyra përmes një letre drejtuat strukturave të PD-së. Në letrën drejtuar kreut te PD Lulzim Basha, Ahmetaj shpreh ndjesën për të gjithë ata që mund të ketë lënduar ose zhgënjyer me këtë akt. Ai shpreh […]

17 March, 2021 13:23 | 0 Komente
Aktualitet

Asgjë nuk është siç duket: Kulisat e fushatës, nga Meta te Basha

Fushata për zgjedhjet e 25 prillit, si kurrë ndonjëherë po shfaqet si një fushatë atipike dhe e tillë do të jetë deri në fund. Një fushatë e kondicionuar nga pandemia dhe rregullat anti-Covid, por edhe një fushatë ku nuk kemi vetëm dy palët në garë, ata në pushtet dhe ata në opozitë, por shumë faktorë […]

17 March, 2021 13:19 | 0 Komente
Aktualitet

Sadiku në histori, shqiptari i parë në Copa Liberatores

Transferimi në Bolivinë e largët i befasoi të gjithë. Por, Armando Sadiku hyn në histori, si futbollisti i parë shqiptar që luan në Copa Libertadores. Sulmuesi debutoi në turneun që është ekuivalent i Champions në Amerikën Latine, në fitoren 5-0 që skuadra e tij, Bolivar regjistroi përballë uruguaianëve të Wanderers, duke siguruar një biletë në […]

17 March, 2021 13:15 | 0 Komente
Aktualitet

ANALIZA: Serbisë dhe Malit të Zi u ofrohet rrugë më e shkurtër për në BE

Në Bashkimin Evropian janë duke vazhduar përgatitjet që Mali i Zi dhe Serbia të përfshihen në metodologjinë e re të zgjerimit të bllokut, që ishte miratuar në shkurt të vitit 2020. Në një dokument të brendshëm, të përgatitur nga Komisioni Evropian për shtetet anëtare, janë paraqitur hapat përmes së cilave edhe Mali i Zi dhe […]

17 March, 2021 13:04 | 0 Komente
© 2021 Gazeta Tema. All Rights Reserved
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.