Aktualitet

LETRA/ Basha nuk e kandidoi në Vlorë, Këshilltari i Sigurisë në PD jep dorëheqjen. Gjeneral Ahmetaj: Sekserët kanë pushtuar të djathtën

Nga J M | 17 March, 2021 13:23

Ish-këshilltari i sigurisë kombëtare pranë PD Piro Ahmetaj ka dhënë dorëheqjen nga ky funksion.

Ahmetaj ka kërkuar dorëheqjen e parevokueshme nga detyra përmes një letre drejtuat strukturave të PD-së.

Në letrën drejtuar kreut te PD Lulzim Basha, Ahmetaj shpreh ndjesën për të gjithë ata që mund të ketë lënduar ose zhgënjyer me këtë akt.

Ai shpreh zhgenjimin per nderprerjen e angazhimit politik qe kishte filluar ne Vlore me premtimin e Bashes si kandidat per deputet ne zgjedhjet e 25 prillit, Gjerneral Ahmetaj falenderon ata qe e besuan, duke perfshire dhe ishtaraket e ish ushtaraket!

Njeheresh teksa rendit arsyet e doreheqjes se tij, Ahmetaj thote se e djathta eshte pushtuar nga sekseret!

Letra e plotë dërguar Bashës:

“Dorëheqje nga funksioni i Këshilltarit në PD si dhe angazhimi politik deri në 26 Prill”.

Shumë të nderuar bashkëkombas, të dashur miq dhe kolegë,

Në përgjigje të mijëra interesimeve tuaja, lutem njihuni bashkëlidhur me aktin e dorëheqjes nga funksioni i Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare si edhe nga angazhimi politik deri në 25 Prill.

Së pari, falënderoj disa dhjetëra mijëra kolegë/ushtarakë, intelektualë të ditur, patriotë të përkushtuar dhe qytetarë të zakonshëm në të gjithë hapësirën Kombëtare dhe NATO-s, për konsideratat, inkurajimin dhe mbështetjen që më keni frymëzuar përgjatë 36 vjet nën uniformë, si dhe pas angazhimit në politikën aktive, jo vetëm 15 muajt e fundit.

Në detyrim dhe mirënjohje ndaj 4152 ushtarakëve (aktiv, rezervë apo pension); 2134 familjeve të ardhura pas viteve 1990; mbi 523 intelektualeve dhe elitës fisnike të qyteteve të bregut; familjarëve, miqve dhe dashamirësve në të gjithë QARKUN (e begatë por të vjedhur, të bekuar por të përdhosur nga palo-Politika e oligarkëve dhe sekserëve të Tiranës), e VLORËS, që më besuat, motivuat dhe ju bashkuat sfidës fisnike për të realizuar edhe ne shqiptarët më 25 Prill, zgjedhje demokratike si Kosova, Serbia, Bosnja dhe gjithë Europa!

Ndjesë të sinqertë nëse, përfshi dhe përtej këtij rasti, me apo jo për fajin tim, ju kam zhgënjyer apo lënduar me këtë akt, reagim apo me qëndrimet e mija në vijimësi.

Edhe pse shumicën nga ju,, s’kam pasur privilegjin për t’ju takuar, ju garantoj “emër për emër”, si patriot, si miq, si mbështetës, të zhgënjyer apo kundërshtarë racionale, se do mbeteni përgjithmonë të skalitur në mendjen dhe zemrën time si një mision dhe borxh i pashlyer respekti dhe mirënjohjeje të thellë.

Së dyti, përgjegjës për të këqijat e regjimeve janë edhe qytetarët me vetëdije që heshtin. Për shtetet e dështuara si RSH-2021, është edhe më keq akoma.

Prandaj, prej 2014, përtej “prangave” të uniformës, koston nga riciklimi i nenit-55, kam zgjedhur dhe do të vijoj të “ulëras fortë”, kur përdhosen parimet bazë të demokracisë funksionale, kur vidhen votat, liria, pronat e qytetarëve, kur shiten interesat kombëtare, etj.

Në shtesë të dorëheqjes, e përsëris se, vetëm kthimi i fuqisë së votës te qytetarët, me lista alfabetike, 100 % të hapura, mbetet vaksina, arma, shpresa dhe zgjidhja e vetme për ta çliruar të ardhmen Euroatlantike të vendin nga ky sekt-politikanësh të korruptuar dhe  të diskretituar deri në neveri!

Sa për angazhimin tim politik mbas 26 Prillit (sigurisht pa lejen e ushtrisë së uritur për diarrenë e mjerove dhe port-haleve…), e trashëgoj si të shenjtë nga fryma e Baba Ahmet Turanit, dhe mbetem USHTAR i vlerave të së djathtës moderne, ku: “Familja, Atdheu, Zoti, Liria, Jeta, Vota, Siguria, Prona, Tregu, interesat kombëtare dhe integrimi Euroatlantik”, janë vlera thelbësore, shpresa dhe misioni ynë fisnik që Shqipëria, të bëhet si gjithë Europa, edhe për inat të politikanëve zullumqarë, shtetarëve derdimenë, oligarkëve fuqiplotë dhe sekserëve të gjithë pushteteve që jo vetëm kanë pushtuar të djathtën, por edhe vjedhin dhe sundojnë Shqipërinë për 30 vjet.

Share! Facebook Twitter Whatsapp

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Ministri britanik i Shëndetësisë: Qëndroni të qetë dhe vazhdoni vaksinimin me AstraZeneca

Ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock kërkoi sot të vazhdohej procesi i vaksinimit kundër COVID-19 me AstraZeneca, duke siguruar se nuk kishte prova se ajo shkaktonte mpiksje gjaku. Përdorimi i kësaj vaksine u pezullua si masë parandaluese nga disa vende të shqetësuara për efekte të mundshme anësore. “Nuk ka prova që këto vaksina kanë shkaktuar […]

17 March, 2021 13:40 | 0 Komente
Aktualitet

LETRA/ Basha nuk e kandidoi në Vlorë, Këshilltari i Sigurisë në PD jep dorëheqjen. Gjeneral Ahmetaj: Sekserët kanë pushtuar të djathtën

Ish-këshilltari i sigurisë kombëtare pranë PD Piro Ahmetaj ka dhënë dorëheqjen nga ky funksion. Ahmetaj ka kërkuar dorëheqjen e parevokueshme nga detyra përmes një letre drejtuat strukturave të PD-së. Në letrën drejtuar kreut te PD Lulzim Basha, Ahmetaj shpreh ndjesën për të gjithë ata që mund të ketë lënduar ose zhgënjyer me këtë akt. Ai shpreh […]

17 March, 2021 13:23 | 0 Komente
Aktualitet

Asgjë nuk është siç duket: Kulisat e fushatës, nga Meta te Basha

Fushata për zgjedhjet e 25 prillit, si kurrë ndonjëherë po shfaqet si një fushatë atipike dhe e tillë do të jetë deri në fund. Një fushatë e kondicionuar nga pandemia dhe rregullat anti-Covid, por edhe një fushatë ku nuk kemi vetëm dy palët në garë, ata në pushtet dhe ata në opozitë, por shumë faktorë […]

17 March, 2021 13:19 | 0 Komente
Aktualitet

Sadiku në histori, shqiptari i parë në Copa Liberatores

Transferimi në Bolivinë e largët i befasoi të gjithë. Por, Armando Sadiku hyn në histori, si futbollisti i parë shqiptar që luan në Copa Libertadores. Sulmuesi debutoi në turneun që është ekuivalent i Champions në Amerikën Latine, në fitoren 5-0 që skuadra e tij, Bolivar regjistroi përballë uruguaianëve të Wanderers, duke siguruar një biletë në […]

17 March, 2021 13:15 | 0 Komente
Aktualitet

ANALIZA: Serbisë dhe Malit të Zi u ofrohet rrugë më e shkurtër për në BE

Në Bashkimin Evropian janë duke vazhduar përgatitjet që Mali i Zi dhe Serbia të përfshihen në metodologjinë e re të zgjerimit të bllokut, që ishte miratuar në shkurt të vitit 2020. Në një dokument të brendshëm, të përgatitur nga Komisioni Evropian për shtetet anëtare, janë paraqitur hapat përmes së cilave edhe Mali i Zi dhe […]

17 March, 2021 13:04 | 0 Komente
© 2021 Gazeta Tema. All Rights Reserved
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.