Blogu TemA

Një letër nga Italia për ish-ushtarakun që kandidon me Bindjen Demokratike në Shkodër

Nga b m | 17 March, 2021 11:44


Nga Aleks Vulaj, Legnano-Itali

Në fushatën elektorale për zgjedhjet në parlamentin shqiptar kemi edhe Renato Coku, i cili kandidon me partinë Bindje Demokratike duke përfaqësuar zonën e Shkodrës dhe mbiShkodrës.

Në këtë “rrëmujë” partish dhe koalicjonesh ndjejmë akoma një shpresë të gjallë për angazhimin e të rinjve në politikë për vetë situatën e vështirë që vendi jonë po kalon. Për këtë arsye, edhe pse jashtë atdheut kontributi jonë mund dhe duhet të jetë efikas gjatë fushatës elektorale, megjithese këto vite nuk është bërë asnjë hap për të drejtën e votës në emigracion dhe të krijimit të listave të Diasporës siç i kanë të gjitha vendet e tjera europiane.
Mendoj se do jetë e vështirë për Shqipërinë të bëjë hapat vendimtarë drejt një demokracie të pjekur Euroatlantike pa përmbushur këtë boshllëk të madh, d.m.th. të drejtën e popullit mërgimtar të votojnë dhe të jetë i votuar. Megjithëse këto vitet e fundit kemi pasur edhe ministër të Diasporës, por siç duket pritshmëritë nuk janë arritur, fatkeqësisht, në këtë pikëpamje. Ne jemi të huaj dy herë, sepse nuk kemi të drejta në vendin ku jetojmë dhe as vendi jonë nuk na përkrah sa duhet.

E kam njohur Renato Cokun në Shkoder kur isha me studime filozofike te shkolla e Jezuitëve, por për arsye emigrimi në Itali, mbeti për disa vite një shoqëri virtuale. Para tre viteve Renato vjen me nusen këtu në Lenjano, provincë të Milanos ku kemi edhe mundësi të flasim më gjerë për projektet dhe dëshirat e tij në një të ardhme. Ajo që më bëri pershtypje te ky djalosh ishte vullneti për të përballuar situatat e vështira në Shqipëri, në kërkim të punës dhe të jetesës më të mirë. Me ato mundësi që kishte: gjuha italiane, interneti dhe mbi të gjitha mirësjellja, ja dilte te gjinte punë. E kjo gjë nuk është e thjeshtë. Në Shqipëri, përkundrazi shpesh herë na bien në sy situata ku të rinjtë rrijnë gjithë ditën nëpër lokale, ose kronika të shpeshta jo inkurajuese.

Këto ditë një mesazh i Renatos në mesenxher më preku, më së shumti dhe më dha shtytje të bëj edhe unë pjesën time. Ai shkruante: “Mendova me kontribu në politikë, me ndihmën e Zotit, të tuajën dhe njerëzve të mi”. Por unë do shtoja edhe të gjithë atyre që do mbështesin programin tuaj, do krijojnë besim në ju dhe të jenë të sigurt që nuk do të zhgënjehen.

Renato Coku lindi dhe u rrit në Shkoder. Ka kryer studimet ushtarake, është një ish-ushtar i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe ka marre pjesë në shumë misione si: Kabul, Afghanistan etj. ku është edhe dekoruar nga Franca dhe Turqia.

Me dëshirën e plotë për t’i shërbyer njerëzve u angazhua edhe në këtë mision fisnik, kandidimin për deputet në listën e partisë “Bindja Demokratike”, qarku Shkodër.

Renato vjen nga një familje e persekutuar politike, fisi i Cokajve nga Malësia e Madhe, e pikërisht prej Nikcit, por që banojnë në Breg të Matjes, Lezhë. Ky fis, siç e dimë, rriti luftëtarë e patriotë, që ditën me e mbrojtë vatanin, me pushkë e me penë, udhëheqës të denjë të kryengritjeve të malësorëve, e politikanë të zotë. Mjafton të përmendim këto dy vëllezër: Gjeto e Ded Coku, të cilët pas kryengritjeve të shumta krijuan qeverinë e parë të Lezhës, duke i sherbyer atdheut deri në frymën e fundit. Për të nderuar figurën patriotike të tyre sot, në mes të qytetit të Lezhës, janë vendosur bustet e dy vëllezërve që shkëlqyen në kohën e tyre si komandantë e politikanë të zotë.

Të urojmë me gjithë zemër që ajo mençuri dhe atdhedashuri të ndjekë edhe ty në rrugën që ke nisur! Suksese Renato Coku dhe të gjithë juve që po merrni inicjativën për herë të parë në fushën politike për një të ardhme më të mirë të vendit tonë

Share! Facebook Twitter Whatsapp

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Ministri britanik i Shëndetësisë: Qëndroni të qetë dhe vazhdoni vaksinimin me AstraZeneca

Ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock kërkoi sot të vazhdohej procesi i vaksinimit kundër COVID-19 me AstraZeneca, duke siguruar se nuk kishte prova se ajo shkaktonte mpiksje gjaku. Përdorimi i kësaj vaksine u pezullua si masë parandaluese nga disa vende të shqetësuara për efekte të mundshme anësore. “Nuk ka prova që këto vaksina kanë shkaktuar […]

17 March, 2021 13:40 | 0 Komente
Aktualitet

LETRA/ Basha nuk e kandidoi në Vlorë, Këshilltari i Sigurisë në PD jep dorëheqjen. Gjeneral Ahmetaj: Sekserët kanë pushtuar të djathtën

Ish-këshilltari i sigurisë kombëtare pranë PD Piro Ahmetaj ka dhënë dorëheqjen nga ky funksion. Ahmetaj ka kërkuar dorëheqjen e parevokueshme nga detyra përmes një letre drejtuat strukturave të PD-së. Në letrën drejtuar kreut te PD Lulzim Basha, Ahmetaj shpreh ndjesën për të gjithë ata që mund të ketë lënduar ose zhgënjyer me këtë akt. Ai shpreh […]

17 March, 2021 13:23 | 0 Komente
Aktualitet

Asgjë nuk është siç duket: Kulisat e fushatës, nga Meta te Basha

Fushata për zgjedhjet e 25 prillit, si kurrë ndonjëherë po shfaqet si një fushatë atipike dhe e tillë do të jetë deri në fund. Një fushatë e kondicionuar nga pandemia dhe rregullat anti-Covid, por edhe një fushatë ku nuk kemi vetëm dy palët në garë, ata në pushtet dhe ata në opozitë, por shumë faktorë […]

17 March, 2021 13:19 | 0 Komente
Aktualitet

Sadiku në histori, shqiptari i parë në Copa Liberatores

Transferimi në Bolivinë e largët i befasoi të gjithë. Por, Armando Sadiku hyn në histori, si futbollisti i parë shqiptar që luan në Copa Libertadores. Sulmuesi debutoi në turneun që është ekuivalent i Champions në Amerikën Latine, në fitoren 5-0 që skuadra e tij, Bolivar regjistroi përballë uruguaianëve të Wanderers, duke siguruar një biletë në […]

17 March, 2021 13:15 | 0 Komente
Aktualitet

ANALIZA: Serbisë dhe Malit të Zi u ofrohet rrugë më e shkurtër për në BE

Në Bashkimin Evropian janë duke vazhduar përgatitjet që Mali i Zi dhe Serbia të përfshihen në metodologjinë e re të zgjerimit të bllokut, që ishte miratuar në shkurt të vitit 2020. Në një dokument të brendshëm, të përgatitur nga Komisioni Evropian për shtetet anëtare, janë paraqitur hapat përmes së cilave edhe Mali i Zi dhe […]

17 March, 2021 13:04 | 0 Komente
© 2021 Gazeta Tema. All Rights Reserved
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.