
Gjermania ka pezulluar përdorimin e vaksinës AstraZeneca deri të martën e ardhshme, pas rasteve që kanë zhvilluar trombozë dhe mpiksje gjaku.
E ftuar në “Dita Jonë” mjekja Aurora Meta Dollenberg tha se në 1.6 milionë të vaksinuar vetëm 7 raste kanë pësuar mpiksje gjaku. Sipas saj kjo masë është e përkohshme për të cilën është ngritur një komision që do të vërtetojë nëse ka lidhje me vaksinën.
“Pezullimi i AstraZeneca është hap i përkohshëm, ka pasur 7 raste nga 1.6 milionë të vaksinuar në Gjermani dhe për ta vërtetuar nëse ka një lidhje mes trombozës dhe vaksinën është ngritur një komision ekspertësh që do të merret me hetimin e këtij dyshimi për të qetësuar popullatën”.
Duke u shprehur pro vazhdimit të vaksinimit, mjekja Dollenberg thotë se ky vendim u mor për të shmangur panikun në popullatë, por që do të ketë pasoja katastrofike për ekonominë. Sipas saj vaksina AstraZeneca e ka vërtetuar efikasitetin e saj dhe përfitimet nga vaksinimi janë më të mëdha se rreziqet
“Shumë studiues janë shprehur kundër këtij vendimi, po për të shmangur panikun në popullatë do të ketë një pezullim deri të martën që vjen.
Pasojat e pezullimit janë katastrofale se u deshën muaj të tërë që të niste makina e vaksinimit. Janë shumë instanca që do të ngrijnë dhe kjo ka edhe anën e vet ekonomike, dëmi ekonomik është shumë i madh.
Sa më shumë të ngulmohet në raste të rralla, në mjekësi janë të pritshme. Gjykimi bëhet sa përfitohet dhe sa humbet kur nuk e merr atë. AstraZeneca e ka vërtetuar efikasitetin e saj dhe është shumë më e lartë ndaj çdo lloj rreziku.
Jam pro vazhdimit të vaksinës. Duhet të jemi heqim dorë nga ky trend. Shtete dhe biznese varen nga ky proces vaksinimi”, tha ajo.
Dhe sikur te jete e vertete, i bie qe ne shqiperi tre milion banorshe te pesojne tromboze 15 vete. Ne kaq po na vdesin cdo dite. Pra, me humbjet e nje dite shpeton gjithe popullsine.
Të jem kaq i lajthitur. Në 1, 6 milion 7 raste në 3, 2 milion 14 raste. Në rastin që Rama “gënjen,, dy fish 28 raste të gjithë vdekur (dhe unë brënda 66 vjeç jam). Shpëton mileti.
Shënim:- Kam bindjen dhe e besoj se politika e 30 vjetëve të fundit duan të dënojnë popujt “deri në vdekje,, . Në as edhe një mënyrë nuk besoj se shkencëtarët e Oksfordit të bëjnë kriminelin.
Shojlble vëndos ligje në Gjermani dhe ne të jugut na “don,, fort.
Gjermania u thotë vëndeve të tjerra të BE-së se ne të Shqipëris jemi budallenj në të gjitha fushat, ndaj do ishte mir asnjë këshill e tyre të mos vihet në jetë.