Aktualitet

REPLIKAT/ Fermeri ia thotë në sy: Ty nuk ta kam besën! Reagon Basha: Fajin e ka Rama që s’keni besim tek unë

Nga J M | 17 March, 2021 10:30

Lulzim Basha ishte në Novoselë të Vlorës këtë të mërkurë ku takoi disa fermerë.

Basha premtoi subvencione deri në 100 milionë euro për fermerët, ndërkohë që deklaroi se PD-ja është e vetmja forcë që mund ta çojë në Europë, Shqipërinë.

“Gjëja e parë që kemi është 100 mln euro subvencione për fermerin. Që Shqipëria duhet të ndryshojë s’ka pikë diskutimi, që të vetmit mund ta çojnë Shqipërinë drejt Europës dhe këta jemi ne nuk ka asnjë pikë dështimi. Mërzinë jua di, dhimbjen jua di.

E di ça do të thotë që të hedhësh lekët e xhepit dhe jo të fitosh, por të hysh në borxh. Ju garantoj programin tonë për bujqësinë do ta vemë në zbatim që ditën e parë.

Nuk ju premtoj mrekulli si në Itali dhe Spanjë, por aq sa bën Maqedonia e Veriut për qytetarët e saj, aq do të bëjmë dhe ne”, tha Basha.

Kreu i opozitës bashkëbisedoi edhe me fermerët ku tha se nuk ka premtime, por vetëm angazhime.

Sipas Bashës, për shkak të dështimeve të qeverisë, qytetarët nuk kanë më besim tek politika. Por kjo fjali i tërhoqi vëmendjen një fermeri, i cili i tha “S’ta kam besën as ty nesër”, kur kryedemokrati përmendi angazhimet.

Fermeri: Ça na merrni ju përsipër? Vajin e kemi në shtëpi. Tani çfarë na merrni ju përsipër, se ne të djathtë jemi? Rrugë s’kemi, ujë, s’kemi. Do na premtoni diçka?

Lulzim Basha: Nga unë premtime s’do dëgjosh, se ai bëri 8 vjet premtime. Ka vetëm angazhime.

Të vish premtosh në fushatë është gjëja më e thjeshtë. Unë s’kam vetëm premtime, por vepra.

Prandaj ju s’keni më besim tek politika. Nga dështimet ju s’keni më besim te politika. Mos kujtoni se nuk e di unë.

Fermeri: Ky është llaf i madh, por s’ta kam besën as ty nesër…

Lulzim Basha: E keni humbur besimin te politika se ka ardhur me premtime.

Ka ardhur ai ka thënë 300 mijë vende punë dhe kanë ikur 400 mijë shqiptarë.

Share! Facebook Twitter Whatsapp

9 komente në “REPLIKAT/ Fermeri ia thotë në sy: Ty nuk ta kam besën! Reagon Basha: Fajin e ka Rama që s’keni besim tek unë”

  1. Juristi says:

    Bravo fermeri,nuk i ha rrenat e Lulit.Luli ka dhene prova qe nuk ja ka idene puneve.Fermeri e njihka mire stilin e Lulit.

  2. Tr says:

    BRAVOOOO, MOS U MASHTRONI. KERKON VETEM VOTA SE DO PUSHTETIN. I QAN ZEMRA PER PUSHTET.
    HUMBJA ME 25 PRRILL DO TE JETE SPEKTAKOLARE ✌️✌️👎👎👎👎👎

  3. Gerdalla says:

    Pas shum vjetesh degjova nje te djatht t’i bej vrejtje kryetarit te partise qe voton.

  4. Br says:

    po ik ore plehre,o kokrra e mashtruesit.S’je ngopur akoma me pushtet.Ti genjen dhe kur te pyet sa eshte ora, e ka thene vete Likja,haduti tjeter.Po ik ore se vetem hallin e karrikes ke ti.Vazhdo bazhdo shto vilat luksoze ti,ate bej,o i babezitur.

  5. Br says:

    Ik ore mashtrues me master dhe doktorature.Ti vetem hallin e karrikes ke o i babezitur.Vazhdo vazhdo shto vilat luksoze ti ate bej,ngaqe te hapet barku shume ty per popullin,prandaj pasurohesh cdo dite e me shume.Vrases,hajdut.

  6. ida says:

    Veprat e lulit:
    – 250 milion € Eruga e Kombit.
    – marrveshja me Greqine per kufiein detar.
    – Vrasjet ne bulevard
    – Shkaterrimi i opozites.
    – etj.

  7. Viola says:

    Bravo Lul Kur te humbasesh do thuash e ka fajin populli qe nuk me kupton.

  8. Iso says:

    Ec tramvai i lul rrockes,dergoje trenin ne rruge makine por me angazhime!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Ministri britanik i Shëndetësisë: Qëndroni të qetë dhe vazhdoni vaksinimin me AstraZeneca

Ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock kërkoi sot të vazhdohej procesi i vaksinimit kundër COVID-19 me AstraZeneca, duke siguruar se nuk kishte prova se ajo shkaktonte mpiksje gjaku. Përdorimi i kësaj vaksine u pezullua si masë parandaluese nga disa vende të shqetësuara për efekte të mundshme anësore. “Nuk ka prova që këto vaksina kanë shkaktuar […]

17 March, 2021 13:40 | 0 Komente
Aktualitet

LETRA/ Basha nuk e kandidoi në Vlorë, Këshilltari i Sigurisë në PD jep dorëheqjen. Gjeneral Ahmetaj: Sekserët kanë pushtuar të djathtën

Ish-këshilltari i sigurisë kombëtare pranë PD Piro Ahmetaj ka dhënë dorëheqjen nga ky funksion. Ahmetaj ka kërkuar dorëheqjen e parevokueshme nga detyra përmes një letre drejtuat strukturave të PD-së. Në letrën drejtuar kreut te PD Lulzim Basha, Ahmetaj shpreh ndjesën për të gjithë ata që mund të ketë lënduar ose zhgënjyer me këtë akt. Ai shpreh […]

17 March, 2021 13:23 | 0 Komente
Aktualitet

Asgjë nuk është siç duket: Kulisat e fushatës, nga Meta te Basha

Fushata për zgjedhjet e 25 prillit, si kurrë ndonjëherë po shfaqet si një fushatë atipike dhe e tillë do të jetë deri në fund. Një fushatë e kondicionuar nga pandemia dhe rregullat anti-Covid, por edhe një fushatë ku nuk kemi vetëm dy palët në garë, ata në pushtet dhe ata në opozitë, por shumë faktorë […]

17 March, 2021 13:19 | 0 Komente
Aktualitet

Sadiku në histori, shqiptari i parë në Copa Liberatores

Transferimi në Bolivinë e largët i befasoi të gjithë. Por, Armando Sadiku hyn në histori, si futbollisti i parë shqiptar që luan në Copa Libertadores. Sulmuesi debutoi në turneun që është ekuivalent i Champions në Amerikën Latine, në fitoren 5-0 që skuadra e tij, Bolivar regjistroi përballë uruguaianëve të Wanderers, duke siguruar një biletë në […]

17 March, 2021 13:15 | 0 Komente
Aktualitet

ANALIZA: Serbisë dhe Malit të Zi u ofrohet rrugë më e shkurtër për në BE

Në Bashkimin Evropian janë duke vazhduar përgatitjet që Mali i Zi dhe Serbia të përfshihen në metodologjinë e re të zgjerimit të bllokut, që ishte miratuar në shkurt të vitit 2020. Në një dokument të brendshëm, të përgatitur nga Komisioni Evropian për shtetet anëtare, janë paraqitur hapat përmes së cilave edhe Mali i Zi dhe […]

17 March, 2021 13:04 | 0 Komente
© 2021 Gazeta Tema. All Rights Reserved
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.